Lajme Zone
PolitikëBalkanWeb
Ky artikull është pjesë e një historie me 5 burime — Krahaso mbulimin →

Kërkojnë dorëheqjen e tij/ “Atdheu është i yni, jo biznes privat”, qytetarët sfidojnë Ramën: Dil në bulevard!


Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës në kuadër të protestës së përditshme kundër qeverisë, e cila sot shënon ditën e 61-të.

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës në kuadër të protestës së përditshme kundër qeverisë, e cila sot shënon ditën e 61-të. Gjatë lëvizjes së tyre në bulevard, protestuesit kanë përsëritur thirrjet kundër kryeministrit Edi Rama, duke kërkuar daljen e tij përballë qytetarëve. “Edi Rama, dil në bulevard”, “Atdheu është i yni, jo biznes privat” janë disa nga thirrjet e dëgjuara gjatë marshimit. Protesta, e cila nisi pas zhvillimeve në Zvërnec, ka vijuar prej më shumë se dy muajsh me tubime dhe marshime të përditshme, ndërsa organizatorët kanë deklaruar se mobilizimi do të vazhdojë deri në përmbushjen e kërkesave të tyre politike. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb