Lajme Zone
“Kërkoi ekspertim të telefonit jashtë Shqipërisë”, gazetarja Hoxha zbardh detajet nga seanca me dyer të mbyllura
PolitikëTelegrafi
Ky artikull është pjesë e një historie me 2 burime — Krahaso mbulimin →

“Kërkoi ekspertim të telefonit jashtë Shqipërisë”, gazetarja Hoxha zbardh detajet nga seanca me dyer të mbyllura

Ish-drejtoresha e Shërbimit Informativ të Shtetit, Vlora Hyseni, ka mohuar akuzat ndaj saj gjatë një seance me dyer të mbyllura në Prokurorinë e Posaçme, SPAK, ndërsa ka kërkuar që telefoni i saj të ekzaminohet nga agjenci partnere jashtë Shqipërisë.

Ish-drejtoresha e Shërbimit Informativ të Shtetit, Vlora Hyseni, ka mohuar akuzat ndaj saj gjatë një seance me dyer të mbyllura në Prokurorinë e Posaçme, SPAK, ndërsa ka kërkuar që telefoni i saj të ekzaminohet nga agjenci partnere jashtë Shqipërisë.Detaje nga seanca, e cila zgjati rreth një orë e 30 minuta, janë bërë të ditura nga gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha, në emisionin “Top Story”. Sipas saj, Hyseni mbërriti në SPAK pak para orës 12:00, e shoqëruar nga avokati i saj, ndërsa gjatë seancës prokurorët kanë vijuar me paraqitjen e të dhënave dhe fakteve të dyshuara, një pjesë e të cilave lidhen me natyrën e detyrës që ajo ka mbajtur.“Burime jozyrtare, por shumë të besueshme pranë SPAK, që vendosën të flasin në rrugë anonime, thanë se prokurorët kanë vijuar me leximin e të dhënave dhe renditjen e fakteve të dyshuara që mbeten mjaft sekrete”, deklaroi Hoxha.Sipas gazetares, Hyseni ka hedhur poshtë akuzat dhe ka kërkuar ekspertimin e telefonit të saj jashtë Shqipërisë.“Hyseni ka hedhur poshtë akuzat, ka kërkuar ekspertim të telefonit, që nuk duhet të kryhet në Shqipëri, por nga agjencitë partnere”, tha Hoxha.Ajo shtoi se telefoni i ish-drejtoreshës së SHISH është sekuestruar, ndërsa Hyseni ka pretenduar gjithashtu se gjatë kohës kur ka drejtuar institucionin nuk ka dalë prej saj asnjë dokument i klasifikuar.Gazetarja theksoi se SPAK ka rikujtuar se ndalohet publikimi i të dhënave të dala nga seanca me dyer të mbyllura.Në gjykatë janë paraqitur edhe persona të tjerë të dyshuar në kuadër të çështjes.Sipas Hoxhës, Embro Sulejmani, i punësuar në një subjekt privat si kamarier, ka mohuar përfshirjen në ndonjë veprim kriminal dhe ka deklaruar se e njihte Agasin për shkak se të dy janë nga Durrësi, duke pretenduar se vetëm e kishte ndihmuar me ushqim.Ndërkohë, përgjegjësi i Policisë Shkencore, Fation Kalloshi, sipas gazetares, ka deklaruar se nuk kujton të ketë dërguar informacione në telefonin e Agasit. Hoxha ka folur gjithashtu për një deklaratë të Hysenit në adresë të gazetares Klodiana Lala, të cilën ajo e ka interpretuar si kërcënuese dhe shantazhuese.Pas përfundimit të seancës, gazetarët kanë tentuar t’i drejtojnë pyetje Hysenit lidhur me hetimet dhe detyrën që ajo ka mbajtur në krye të SHISH-it.Megjithatë, sipas Hoxhës, ish-drejtoresha është larguar nga ambientet e SPAK pa dhënë asnjë deklaratë.“Ajo që morën gazetarët ishte largimi i Vlora Hysenit në heshtje”, tha Hoxha.