Lajme Zone
Kërkoi arrest në shtëpi/ Apeli lë në burg aktivisten turke: Mund të largohet në Francë
BotëBalkanWeb
Ky artikull është pjesë e një historie me 5 burime — Krahaso mbulimin →

Kërkoi arrest në shtëpi/ Apeli lë në burg aktivisten turke: Mund të largohet në Francë

Gjykata e Apelit ka lënë në fuqi masën e sigurisë “arrest në burg” për shtetasen turke Julide Yazici, 32 vjeç, e cila u ndalua pak ditë më parë në aeroportin e Rinasit, pasi rezultonte e shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Ankaraja.

Gjykata e Apelit ka lënë në fuqi masën e sigurisë “arrest në burg” për shtetasen turke Julide Yazici, 32 vjeç, e cila u ndalua pak ditë më parë në aeroportin e Rinasit, pasi rezultonte e shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Ankaraja. Gjatë seancës, avokati i 32-vjeçares ka kërkuar zëvendësimin e masës së sigurisë me “arrest në shtëpi”, por kërkesa nuk është pranuar nga gjykata. Sipas gjykatës, fakti që Yazici ka status azili në Francë krijon rrezik që ajo të largohet nga Shqipëria, duke bërë që masa “arrest në burg” të konsiderohet e nevojshme për të garantuar qëndrimin e saj në dispozicion të autoriteteve. Yazici, me profesion mësuese, është dënuar nga drejtësia turke me 4 vite burgim për veprat penale “dhënie ndihme logjistike për organizatë terroriste” dhe “pjesëmarrje në organizatë terroriste”. Nga dënimi i dhënë nga gjykata turke, 32-vjeçares i kanë mbetur për të vuajtur edhe 3 vite, 5 muaj e 22 ditë burgim. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb