Lajme Zone
Kërkohet urgjentisht dhurues gjaku për një pacient të shtruar në Reanimacion
Të tjeraJOQ Albania

Kërkohet urgjentisht dhurues gjaku për një pacient të shtruar në Reanimacion

Një apel prekës për ndihmë ka mbërritur në redaksinë e JOQ Albania nga një nënë e tre fëmijëve, e cila kërkon mbështetjen e qytetarëve për bashkëshortin e saj që ndodhet në gjendje të rënduar shëndetësore.

Sipas familjarëve, 65-vjeçari Michail Kormuli ndodhet i shtruar në Reanimacionin e Kardiologjisë në QSUT dhe ka nevojë urgjente për transfuzione gjaku.

Familjarët bëjnë me dije se pacienti ka një dren të vendosur në mushkëri, pasi i është mbledhur gjak dhe për shkak të humbjeve të vazhdueshme i nevojiten rreth dy qese gjak çdo ditë.

“Ju lutem nga zemra, kush mundet të na ndihmojë. Nuk e dimë sa gjatë do të ketë nevojë, pasi humbet gjak çdo ditë”, shprehet familjarja në apelin e saj.

Dhurohet gjak në çdo qytet, ndërsa për informacion më të detajuar qytetarët mund të kontaktojnë familjen në numrin: +355 69 293 4817

Familja kërkon ndihmën e kujtdo që ka mundësi të dhurojë, në mënyrë që 65-vjeçari të vijojë trajtimin mjekësor.