Lajme Zone
Kërkohet nga Turqia për organizatë terroriste – Ndalimi në Rinas, nis seanca e masës së sigurisë për shtetasen turke Julide Yazici
Të tjeraBalkanWeb

Kërkohet nga Turqia për organizatë terroriste – Ndalimi në Rinas, nis seanca e masës së sigurisë për shtetasen turke Julide Yazici

Në Gjykatën Penale të Tiranës pritet të nisë seanca për caktimin e masës së sigurisë ndaj shtetases turke Julide Yazici, e cila u arrestua më 5 gusht nga Policia Kufitare në aeroportin e Rinasit me qëllim ekstradimin e saj drejt Turqisë.

Në Gjykatën Penale të Tiranës pritet të nisë seanca për caktimin e masës së sigurisë ndaj shtetases turke Julide Yazici, e cila u arrestua më 5 gusht nga Policia Kufitare në aeroportin e Rinasit me qëllim ekstradimin e saj drejt Turqisë. Yazici rezulton e dënuar me 4 vite e 2 muaj burgim nga Gjykata e Stambollit, nën akuzat për “Dhënien e ndihmës logjistike për organizatë terroriste” dhe “Pjesëmarrjen në grupe terroriste”. Sipas të dhënave nga mediat turke, ajo punon si mësuese dhe ka qenë pjesëmarrëse në protestat e organizuara kundër Presidentit të Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan. Po sipas këtyre burimeve, shtetasja turke kishte siguruar leje qëndrimi në Francë. Në seancën gjyqësore në kryeqytet janë paraqitur për ta mbrojtur dy avokatë, një shqiptar dhe një turk.

Ky i fundit mësohet se ka vënë në dijeni edhe Ambasadën e Francës në Tiranë lidhur me ndalimin dhe procedurat e ekstradimit ndaj Julide Yazici, për shkak të lejes së qëndrimit që ajo gëzon në shtetin francez. Gjykata pritet të shprehet mbi masën e sigurisë pas dëgjimit të palëve. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb