Një 33-vjeçar i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet italiane është lokalizuar dhe arrestuar në Durrës, me qëllim ekstradimin drejt Italisë. Në kuadër të operacionit të koduar “Next”, specialistët e Sektorit për Hetimin e Narkotikëve në DVP Durrës, në bashkëpunim me Interpol Tiranën dhe homologët italianë, kapën shtetasin Mariglen Tahiri, 33 vjeç, banues në Shijak. 33-vjeçari ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata Penale e Breshias i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Trafikimi i narkotikëve” dhe “Pjesëmarrja në organizatë kriminale”. Sipas autoriteteve italiane, Tahiri dyshohet se është pjesëtar i një grupi kriminal të përfshirë në trafikimin e lëndëve narkotike. Interpol Tirana, në bashkëpunim me autoritetet italiane, vijon procedurat për ekstradimin e 33-vjeçarit drejt Italisë. Njoftimi i Policisë:
Durrës/Operacione të njëpasnjëshme për lokalizimin dhe kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim ndërkombëtar.
Finalizohet operacioni i koduar “Next”.
Akuzohet në Itali, si pjesëtar i një grupi kriminal që trafikonte lëndë narkotike, kapet në Durrës dhe arrestohet me qëllim ekstradimin, 33-vjeçari.
Si rezultat i koordinimit informativ dhe operacional me homologët në Itali, nëpërmjet Interpol Tiranës, si dhe i veprimeve të shpejta policore, specialistët e Sektorit për Hetimin e Narkotikëve, të DVP Durrës, finalizuan operacionin e koduar “Next”, gjatë të cilit u lokalizua në Durrës, u kap dhe u arrestua me qëllim ekstradimin në Itali, shtetasi:
-M. T., 33 vjeç, banues në Shijak.
Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi Gjykata Penale e Breshias i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Trafikimi i narkotikëve” dhe “Pjesëmarrja në organizatë kriminale”.
Interpol Tirana, në bashkëpunim me homologët italianë, vijon procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi, në Itali. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
