Nënkryetari i PD-së, Belind Këlliçi ka bërë një reagim lidhur me kërkesën e PS-së për përjashtimin e tij dhe 5 deputetëve të tjerë për 60 ditë nga Parlamenti.
Këlliçi shkruan se ky “urdhër i Ramës” është vazhdim i dhunës së tij në rrugë por mjete të tjera.
Ai shton më tej se kryeministri nuk donte që sot të flitej për studentët, për gjimnazistët dhe për kërkesën që të largohet. Këlliçi thekson se kjo masë është një ndërhyrje brutale dhe kufizim i mandatit të tij si deputet.
Nënkryetari i PD-së përsërit qëndrimin e tij se parlamenti duhet shkrirë.
Postimi i plotë: Urdhëri i Edi Ramës për përjashtim nga Parlamenti për 60 ditë është vazhdim i dhunës së tij në rrugë, me mjete të tjera.
Ai nuk donte që sot të flitej për studentët, për gjimnazistët për korrupsionin e tij, për kërkesën mbarëpopullore që të largohet.
Kjo masë është një ndërhyrje brutale dhe kufizim i mandatit që ma kanë dhënë qytetarët. E njëjta masë absurde është ndërmarrë dhe për 5 kolegë të tjerë të mitë, ndërsa 14 kolegë të tjerë u përjashtuan me 10 ditë, edhe ata pa asnjë motiv!
Kurdo që të jem në Kuvend do flas për studentët, për të rinjtë dhe nuk do lejoj poshtërsinë e kartonave që nuk shohin çfarë po ndodh, që janë shërbëtorë banalë të autokratit të korruptuar.
Asnjë përjashtim i Edi Ramës nuk na largon nga misioni kombëtar që është rrëzimi i regjimit që ka instaluar. Ai Parlament duhet shkrirë një orë e më parë!
Autokrati i fundit në Ballkan do shkojë shpejt aty ku e ka vendin, në burg. /CNA Lajme ekskluzive nga CNA
Doni te informoheni te paret per lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tone ne Facebook duke klikuar ketu.
