Kryetari i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla, në një dalje me gazetarët është prononcuar se Edi Rama është i vendosur dhe nuk ka për t’u dorëhequr. Kjo, sipas Ballës, pasi nuk ka dialog dhe pa dialog kurrsesi Rama nuk largohet. “Ki parasysh që kodet nuk bëhen me procedurë. Qeveria vetë ka thënë që kemi një proces që ishin iniciuar javë më parë ligje që i përshtaten kodit të BE-së. E vërteta është që studentët kanë të vërteta për t’u adresuar, kanë gjëra për të adresuar. Jemi një nga vendet që kemi një trajtim të veçantë për studentët ekselentë. Të gjithë që vijnë nga familje që vuajnë marrin 100 mijë në muaj, por mund të thonë që hajde ta bëjmë 200. Por çfarë të bëjmë, t’ua heqim pensioneve e t’ua japim studentëve. Dorëheqje të Edi Ramës nuk ka. Kjo nuk ka për të ndodhur kurrë”, u shpreh Balla./ CNA Lajme ekskluzive nga CNA
Doni te informoheni te paret per lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tone ne Facebook duke klikuar ketu.

