Lajme Zone
Humbja e Vuçiç/ Meta: Vetëm në një Serbi demokratike merr fund diskriminimi i shqiptarëve
PolitikëCNA

Humbja e Vuçiç/ Meta: Vetëm në një Serbi demokratike merr fund diskriminimi i shqiptarëve

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka reaguar në lidhje m...

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka reaguar në lidhje me zgjedhjet në Serbi, humbjen e Aleksandar Vuçiç dhe fitimit të mandateve nga Koalicioni Shqiptar.

Meta thekson se vetëm në një Serbi demokratike do të marrë fund diskriminimi ndaj shqiptrarëve, pasivizimi i adresave të tyre, pamundësia për të votuar dhe për t’u përfaqësuar në mënyrë të drejtë, por edhe për t’u integruar në të gjitha institucionet vendore dhe qëndrore. “Uroj që 25 tetori të mos jetë vetëm dita e shembjes së autokracisë, por edhe e vendosjes mbi themele të sigurta të demokracisë dhe integrimit europian të Serbisë.

Një Serbi demokratike, është në interesin jo vetëm të popullit të saj, por edhe të gjithë fqinjëve dhe rajonit.

Vetëm në një Serbi demokratike do të marrë fund diskriminimi ndaj shqiptarëve në Serbi, pasivizimi i adresave të tyre, pamundësia për të votuar dhe për t’u përfaqësuar në mënyrë të drejtë, por edhe për t’u integruar në të gjitha institucionet vendore dhe qëndrore.

Urime “Koalicionit Shqiptar” për fuqizimin e zërit dhe përfaqësimit të tyre në Kuvendin e Serbisë dhe një falenderim të veçantë për të gjitha institucionet e Kosovës, që mbështetën fuqishëm bashkimin e shqiptarëve në një listë të vetme”, shkruan Meta./ CNA Lajme ekskluzive nga CNA

Doni te informoheni te paret per lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tone ne Facebook duke klikuar ketu.