Lajme Zone
Kërcet arma në Has: Plumba ndaj 29-vjeçarit
Të tjeraJOQ Albania

Kërcet arma në Has: Plumba ndaj 29-vjeçarit

Një ngjarje e rëndë me armë zjarri është regjistruar pasditen e sotme në qytetin e Hasit, ku një person ka mbetur i plagosur.

Një ngjarje e rëndë me armë zjarri është regjistruar pasditen e sotme në qytetin e Hasit, ku një person ka mbetur i plagosur.

Sipas informacioneve paraprake nga vendi i ngjarjes, i dëmtuari është identifikuar si 29-vjeçari Jakup Aga. Shërbimet e policisë kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe kanë arritur të identifikojnë autorin e dyshuar të kësaj plagosjeje, i cili është shtetasi Fatjon Dauti.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe motivesh të ngjarjes, ndërsa forcat e rendit kanë nisur krehjen e zonës për kapjen e autorit të dyshuar.