Lajme Zone
Kërcënoi shkollën, arrestohet një “flamingo”/ Mandi Jatagani thirrje në protestë rregullisht për dhunë
PolitikëABC News Albania
Ky artikull është pjesë e një historie me 6 burime — Krahaso mbulimin →

Kërcënoi shkollën, arrestohet një “flamingo”/ Mandi Jatagani thirrje në protestë rregullisht për dhunë

TIRANË- Një telefonatë në lidhje me një bombë të vendosur në shkollën 9-vjeccare “Emin Duraku” ka alarmuar Policinë e Tiranës.

TIRANË- Një telefonatë në lidhje me një bombë të vendosur në shkollën 9-vjeccare “Emin Duraku” ka alarmuar Policinë e Tiranës.

Policia sëbashku me njësinë e Antiterroit kanë kryer kontrollet pranë shkollës 9-vjeccare ku u vërtetua se nuk kishte asnjë lëndë plasëse dhe se telefonata ishte një alarm fals. Lidhur me ngjarjen në pranga ka rënë 47-vjeccari Mandi Jatagani qe dha alarmin e rremë të cilin e kishte shpërndarë dhe në rrjetet e tij sociale.

Ndaj tij rëndojnë akuzat për veprat penale “Njoftimi i rremë në organet e rendit” dhe “Përhapja e informatave të rreme që ngjallin panik”.Mandi Jatagani është një emër i njohur për uniformat blu pasi ka qene disa here i shoqeruar per protesten pasi bente thirrje per dhune ndaj forcave të policisë.Për ngjarjen ka reaguar edhe zëvendëskryeministrja Albana Koçiu. Your browser does not support the video tag. Your browser does not support the video tag. Në reagimin e saj, Koçiu e cilëson alarmimin e rremë për bombë në një shkollë, në ditën e parë të mësimit, si një “çmenduri të mirëfilltë kriminale”, duke theksuar se liria nuk mund të ngatërrohet me anarkinë. Ajo kërkon që ndaj këtyre rasteve të veprojë ligji dhe që sjellje të tilla të refuzohen nga e gjithë shoqëria

“Kjo lloj çmendurie që shpesh tolerohet nën alibinë e një “lirie” pa fre, nuk ka asgjë të përbashkët me lirinë e vërtetë.Këtyre 🐦⬛ që ndosin protestën, që e ngatërrojnë lirinë me anarkinë e mendjeve të tyre të boshatisura, duke e kthyer hapësirën tonë publike në një fushë eksperimentesh të dështuara, ligji duhet t’u tregojë shumë shpejt se Shqipëria nuk është një teatër ku mund të luajnë falas dramat e tyre të sëmura.

Refuzimi i këtyre sjelljeve anormale duhet të jetë qëndrim i të gjithë shoqërisë” Po këtë të hënë në nisje të vitit të ri shkollor një grup protestuesish tentuan të bllokonin rrethrrotullimin e zogut të zi si dhe bënë thirrje pranë shkollës Qemal Stafa që nxënësit të bashkoheshin me ta.

Policia ka shoqëruar disa persona, arritën të bllokonin qarkullimin për disa minuta.

Thirrjet për të mos i dërguar nxënësit në shkolla u bënë që në protestën e të dielës nga protestuesit që serish bllokuan qarkullimin dhe shkaktuan kaos në rrugët e kryeqytetit. 20 protestues janë proceduar penalisht pasi të udhëhequr nga organizatorët që vepruan sipas një plani të parapërgatiur bllokuan akset kryesore të qarkullimit në kryqytet si dhe prishën qetësinë publike Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! *KryesoreAktualitet alarm per bombe