Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish në rrjetet sociale në lidhje me protestat që po mbahen në vend prej 7 ditësh nga të rinjtë.
Reagimi i Ramës mban dy qëndrime, në njërën anë kërcënon protestuesit që, sipas tij, përdorin dhunë se do ta paguajnë financiarisht nëse nuk tërhiqen dhe nga ana tjetër fton për dialog ata që, po sipas tij, nuk përfshihen në grupin e atyre që dhunojnë. “Protestat janë një E DREJTË, ndërsa Dhuna është KRIM dhe kjo vijë e kuqe do të ndahet prerazi në këtë fazë kritike të zhvillimit tonë demokratik.
Qytetarët duhet të bëjnë durim, e të mos bien pre e presionit të manipulatorëve mediatikë dhe pasqyrave telefonike. Protestuesit duhet të distancohen nga dhunuesit, përndryshe do të paguajnë financiarisht njësoj si ata.
Dhunuesit duhet dhe do të marrin faturën ligjore e financiare të verbërisë së tyre.
Unë dhe shumica qeverisëse jemi gati për dialog me këdo tjetër përveç dhunuesve dhe partive politike që nuk distancohen nga dhuna. Në çdo vend. Në çdo orë. Pa kushte”, shkruan Rama./ CNA Lajme ekskluzive nga CNA
Doni te informoheni te paret per lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tone ne Facebook duke klikuar ketu.

