Lajme të këqija për Juventusin dhe Luciano Spallettin: Kenan Yildiz do t’i nënshtrohet një operacioni në këmbën e majtë për shkak të dëmtimit të pësuar në ndeshjen kundër Frosinones. Në debutim gjatë sezonit të ri kundër Frosinones (0-1), sulmuesi turk mori një goditje në këmbë që fillimisht nuk dukej aq shqetësuese. Megjithatë, më pas u dyshua për një frakturë të kockës së pestë metatarsale të këmbës së majtë, duke e bërë ndërhyrjen kirurgjikale praktikisht të pashmangshme. LEXO edhe...E pabesueshme në Kupën e Italisë, ndeshja u mbyll 21-20! 42 penalltitë zgjatën 47 minuta Pas konsultave mjekësore të zhvilluara gjatë orëve të fundit, sulmuesi turk dhe klubi bardhezi kanë vendosur për operacionin. Tani mbetet vetëm të përcaktohet ku dhe kur do të kryhet ndërhyrja. Koha e parashikuar e mungesës është rreth tre muaj. Nëse Yildiz do të qëndrojë vërtet jashtë për 8-10 javë, ai mund të humbasë rreth dhjetë ndeshje në Serie A: Parma, Milan, Sassuolo, Atalanta, Cagliari, Lazio, Lecce, Genoa, Napoli dhe Fiorentina. Këtyre u shtohen edhe ndeshjet e Europa League, shorti i së cilës është planifikuar për të premten. Për momentin, Spalletti mund të mbështetet te Alajbegovic dhe Boga për të luajtur në pozicionin e Yildiz. Yildiz do të mungojë në fazën e parë të Europa League dhe Juventusi mund të vendosë të mos e përfshijë në listën UEFA, duke preferuar të regjistrojë një tjetër lojtar. Nëse gjatë merkatos do të mbërrinte një përforcim i ri, ai mund të zinte vendin e turkut në listë. Ky dëmtim është gjithsesi në një zonë tjetër nga ajo që e kishte shqetësuar Yildizin gjatë muajve të fundit, kur ai ishte përballur me tendinopati në gjurin e majtë. Këto probleme kishin ndikuar edhe në paraqitjet e lojtarit në Botërorin 2006 me Turqinë, duke treguar se gjendja e tij fizike ende nuk ishte optimale. Tre javët e pushimit gjatë verës i kishin qetësuar të gjithë lidhur me gjendjen e tij, por dje Juventusi mori një tjetër goditje të rëndë me dëmtimin e ri të talentit turk. S.Dh/ReportTv.al itali serie a juventus Kenan Yildiz Komento Komente Sondazhi i ditës: Si ju duket plani i qeverisjes i paraqitur në Pogradec nga Rama? Mirë 52.7% Keq 34.4% Nuk e di 12.9% Vota total: 1905 Sondazhi i ditës: Si ju duket plani i qeverisjes i paraqitur në Pogradec nga Rama?

