Lajme Zone
Këmbimet valutore arritën rekordin e 4.5 miliardë euro në tremujorin e dytë të vitit, rritje 30%
EkonomiShqiptarja

Këmbimet valutore arritën rekordin e 4.5 miliardë euro në tremujorin e dytë të vitit, rritje 30%

Banka e Shqipërisë vlerëson se rritja e volumeve të këmbimit valutor dhe rrjedhimisht edhe forcimi i vazhdueshëm i Lekut ngelet e lidhur ngushtë me ecurinë e Bilancit të Pagesave.

Vëllimi i tregtimit valutor në tregun e brendshëm arriti një rekord të ri historik në tremujorin e dytë të vitit. Të dhënat e Bankës së Shqipërisë tregojnë se vlera e këmbimeve valutore arriti në gati 4.5 miliardë euro, në rritje me rreth 30% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Volumi i këmbimeve valutore madje kaloi edhe vlerat e regjistruar në tremujorin e tretë të vitit të kaluar. Për shkak të karakteristikave sezonale, tremujori i tretë i vitit shënon zakonisht volumet më të larta vjetore të këmbimeve valutore. Por, këtë vit, shifrat e tremujorit të tretë të vitit të kaluar janë tejkaluar qysh në tremujorin e dytë të këtij viti, duke shënuar një rekord historik. Përkundrejt rritjes së volumit të këmbimeve, që tregon rritje të ofertës për valutë në treg, Leku vijoi trendin e tij mbiçmues edhe gjatë tremujorit të dytë të vitit. LEXO EDHE:Banka e Shqipërisë ‘vë bast’ kundër inflacionit: Rritja nga nafta dhe qiratë, goditja do të jetë kalimtare Kursi mesatar i Lekut kundrejt Euros zbriti në 94.8 në muajin qershor, nga 96 në muajin mars, me një forcim mesatar mujor të Lekut prej 0.4%. Në terma vjetorë, mbiçmimi i Lekut u përshpejtua në 3.2% në tremujorin e dytë, nga 2.6% që ishte në tremujorin paraardhës. Tendenca mbiçmuese u theksua më tej gjatë muajit korrik, ku në tre javët e para kursi mesatar Eur/Lek zbriti në 93.8, me një forcim vjetor prej 4.0%. Ndërkohë, e njëjta tendencë po vazhdon edhe gjatë muajit gusht, kur kursi i këmbimit Euro/Lek ka zbritur në mënyrë të qëndrueshme poshtë kufirit të 93 lekëve, në vlerat minimale historike. Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, të martën Euro u këmbye me 92.76 lekë, niveli më i ulët i regjistruar ndonjëherë. Banka e Shqipërisë vlerëson se rritja e volumeve të këmbimit valutor dhe rrjedhimisht edhe forcimi i vazhdueshëm i Lekut ngelet e lidhur ngushtë me ecurinë e Bilancit të Pagesave. Sipas saj, analiza e kombinuar e të dhënave të tregut valutor dhe atyre të bilancit të pagesave deri në tremujorin e parë (të dhënat e Bilancit të Pagesave për tremujorin e dytë nuk janë ende të disponueshme) rikonfirmoi lidhjen e ngushtë ndërmjet vëllimeve të tregtimit në tregun valutor dhe flukseve të shkëmbimeve të mallrave e shërbimeve me jashtë. Në treg dhe në publik, megjithatë, ekziston perceptimi se kursi i Euros ndikohet ndjeshëm edhe nga prurjet valutore nga burime informale ose kriminale dhe që investohen sidomos në zhvillimin dhe blerjen e pasurive të paluajtshme. Forcimi i Lekut pjesërisht po mbështetet edhe nga politika fiskale e ndjekur nga qeveria shqiptare, me suficite të mëdha fiskale në pjesën më të madhe të vitit, praktikë që e ul ofertën e monedhës vendase në treg. Për 6-mujorin 2026, suficiti buxhetor arriti vlerën rekord të 52.8 miliardë lekëve, në rritje me 60% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Banka e Shqipërisë po ndërhyn vazhdimisht në tregun valutor për të blerë valutë, por ndërhyrjet e Bankës së Shqipërisë vetëm sa po e kontrollojnë pjesërisht rënien e Euros, pa mundur ta frenojnë plotësisht atë. Burime nga tregu bëjnë të ditur se Banka Qendrore po vazhdon blerjet, por pa e frenuar dot plotësisht rënien e Euros. Që prej fillimit të vitit 2024 deri në fund të 3-mujorit 2026, Banka e Shqipërisë ka tërhequr nga tregu gati 2.2 miliardë euro. Vetëm për tremujorin e parë të këtij viti, blerjen kishin vlerën e 140 milionë eurove, një rekord për këtë periudhë të vitit./Monitor Xh.K/Shqiptarja.com TAG: leku euro banka e Shqiperise kembimi valutor Sa e vlerësoni këtë artikull? ★ ★ ★ ★ ★ 0.0 / 5 (0 vlerësime) Faleminderit! LAJMET MË TË VLERËSUARA Komente Komento Sondazhi i ditës:

15 Gusht, 13:45

Cili është shkaku i konflikteve në Shqipëri? Politika 56.8% Shoqëria 27.2% Social media 16.1% Vota total: 4429 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 15 Gusht, 13:45 Cili është shkaku i konflikteve në Shqipëri?