Lajme Zone
Këlliçi: Ministrja e Ramës cilëson 'terroristë' studentët që refuzojnë dialogun
PolitikëCNA

Këlliçi: Ministrja e Ramës cilëson 'terroristë' studentët që refuzojnë dialogun

Deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi Deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, ka reaguar ndaj deklaratave të ditës së sotme të Ministres së Arsimit, Mirela Kumbaro. Në një postim në Facebook, Këlliçi shprehet se ministrja “e përjetshme” e Ramës i ka cilësuar si terroristë studentët që refuzojnë dialogun. Ai ngre akuza të forta ndaj ministres Kumbaro, duke vënë theksin te standardi

Deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi Deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, ka reaguar ndaj deklaratave të ditës së sotme të Ministres së Arsimit, Mirela Kumbaro.

Në një postim në Facebook, Këlliçi shprehet se ministrja “e përjetshme” e Ramës i ka cilësuar si terroristë studentët që refuzojnë dialogun.

Ai ngre akuza të forta ndaj ministres Kumbaro, duke vënë theksin te standardi i dyfishtë i qeverisë. Sipas tij, për pushtetin është bërë normë abuzimi me taksat e shqiptarëve, ndërsa konsiderohet po ashtu normale dhuna dhe tortura ndaj të rinjve që ngrihen kundër korrupsionit. “Ministrja e përjetshme e Ramës vlerëson korrupsionin, cilëson terroristë studentët që refuzojnë farsën e dialogut! Ministrja e Arsimit paska shpallur si model për tu ndjekur disa të rinj të patronazhuar që u pëdoren për një takim me Edi Ramën, dhe ka nxjerrë vrerin e dikujt që duhet të ishte para drejtësisë për trafik ndërkombëtar të lëndëve toksike, ndaj atyre studentëve e gjimnazistëve që refuzojnë farsën e dialogut! Ajo vetë, me gjithë abuzimet në postet që ka mbajtur, e caktuar si ministre e përhershme e Kryeministrit më të korruptuar në Europë, është një nga arsyet pse ka revoltë dhe neveri ndaj qeverisë.

Sipas Kumbaros, të dhunosh e torturosh të rinjtë e Shqipërisë që janë ngritur kundër korrupsionit është normale. Të organizosh trafik ndërkombëtar të lëndëve helmuese, është normale. Të bësh biznes me zonat e mbrojtura, me pasuritë e vendit, është normale. Të abuzosh me taksat e shqiptarëve është normale. Të vjedhësh, të kesh dhjetra apartamente, vila luksoze në bregdet, arka me para, është normale. Ndërsa, ministrja e përjetshme e Edi Ramës, e quan terrorizëm të refuzosh takimin me kreun e organizatës së Belës, Gysit, Vlorës, Ronit, Rraketës, Mirelës, etj… Çfarë turpi të kemi në krye të edukimit një krijesë të tillë!”, shkruan Këlliçi./CNA Lajme ekskluzive nga CNA

Doni te informoheni te paret per lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tone ne Facebook duke klikuar ketu.