Nënkryetari i PD-së, Belind Këlliçi, ka reaguar pas deklaratës së kreut të grupit të PS-së, Taulant Balla, i cili u shpreh se protestuesit janë huliganë të tmerrshëm.
Këlliçi, përmes ironisë, shkruan se Balla që ka dhjetëra faqe në SPAK për lidhje me krimin i cilëson protestuesit huliganë dhe hajdutë ndërsa për hajdutët e qeverisë bën sikur nuk kupton pyetjen. “Personi që ka dhjetëra faqe në dosjet e SPAK-ut për lidhje me krimin e organizuar, i cilëson studentët dhe të rinjtë protestues, huliganë dhe hajdutë! Ndërsa për hajdutët e qeverisë që kanë vjedhur qindra milionë euro të shqiptarëve, bën sikur nuk kupton pyetjen!”, shkruan Këlliçi./ CNA Lajme ekskluzive nga CNA
Doni te informoheni te paret per lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tone ne Facebook duke klikuar ketu.

