Lajme Zone
PolitikëBalkanWeb

KAYO dhe akuzat për trafik armësh/ Ish-deputeti i PS, Deliu: Drejtësia duhet të bëjë punën e saj! Përgjimet të hetohen


Ish-deputeti i Partisë Socialiste dhe eksperti i sigurisë, Denis Deliu, i ftuar në emisionin “Minuta e parë” me gazetaren Ola Bruko në News24, ka komentuar zhvillimet lidhur me akuzat për trafikim armësh dhe përmendjen e kompanisë shtetërore KAYO në përgjime.

Ish-deputeti i Partisë Socialiste dhe eksperti i sigurisë, Denis Deliu, i ftuar në emisionin “Minuta e parë” me gazetaren Ola Bruko në News24, ka komentuar zhvillimet lidhur me akuzat për trafikim armësh dhe përmendjen e kompanisë shtetërore KAYO në përgjime. Deliu theksoi se organet e drejtësisë duhet të kryejnë detyrën e tyre me transparencë, duke hetuar e qartësuar plotësisht këto përgjime, ndërsa theksoi se nuk dëshiron të aludojë më tej përveç mbajtjes së një qëndrimi të qartë publik. “Drejtësia realisht duhet të bëjë punën e saj, të qartësojë dhe hetojë këto përgjime. Nuk mund të aludoj diçka më tepër”, u shpreh ai. Pavarësisht hijeve të dyshimit të ngritura, Deliu doli në mbrojtje të kornizës ligjore dhe idesë strategjike pas krijimit të sipërmarrjes ushtarake. Sipas tij, ligji për formimin e kompanisë ka qenë i nevojshëm për Shqipërinë, e cila duhej të kishte mundësinë institudionale për të poseduar një ndërmarrje shtetërore për prodhimin dhe tregtimin e armatimit.

Në komentin e tij, ai solli në vëmendje edhe kontekstin gjeopolitik, duke u shprehur se lufta në Ukrainë riktheu në nivel global rëndësinë e prodhimit ushtarak. Ai kujtoi se ka qenë vazhdimisht një zë i fortë që Shqipëria të ndërtojë e të ketë kapacitete të mirëfillta vetjake për prodhimin dhe tregtimin e armatimeve.

“Mendoj se ligji për KAYO-n ka qenë ligj shumë i mirë kur është bërë dhe kishim nevojë si shtet që të kishim mundësinë e një kompanie shtetërore për të prodhuar e tregtuar armatim. Lufta në Ukrainë solli në vëmendje prodhimin e armatimeve. Kam qenë zë i fortë që Shqipëria të kishte kapacitete për prodhimin dhe tregtimin e armatimeve”, tha ai. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb