KAVAJË- Një 31 vjeçar, Neldi Hallulli u arrestua në Kavajë pasi dyshohet se mori një kallashnikov për të vrarë 38-vjeçarin Indrit Rama, me të cilin ishte konfliktuar më herët. Policia ndërhyri pas informacionit për sherrin dhe e kapi Hallullin teksa mbante kallashnikovin me vete, duke parandaluar vrasjen. Arma dhe municioni u sekuestruan. LEXO edhe...Piku i sezonit sjell fluks! Mbi 8 mijë e 500 udhëtarë mbërrijnë në Portin e Durrësit dhe Vlorës! Mbi 25 mijë shqiptarë të Kosovës u futën nga Morina në 3 orë Ndërkohë, nën hetim në gjendje të lirë u vendos Indrit Rama. Ky i fundit akuzohet për “dëmtime të tjera me dashje” pasi qëlloi me grushte 31-vjeçarin. “Pas marrjes së informacionit në rrugë operative se në zonën e Spillesë, Rrogozhinë, po ndodhte një konflikt, shërbimet e Policisë u organizuan dhe ndërhynë menjëherë për parandalimin e përshkallëzimit të konfliktit. Si rezultat i veprimeve të shpejta dhe të koordinuara të shërbimeve të Komisariatit të Policisë Kavajë dhe Postës së Policisë Rrogozhinë, u bë e mundur kapja në flagrancë e shtetasit N. H. Në momentin e ndërhyrjes së shërbimeve të Policisë, ky shtetas mbante një armë zjarri, “Kallashnikov”. Nga veprimet e para hetimore dyshohet se shtetasi N. H. kishte pasur një konflikt me shtetasin I. R. dhe, në vijim të konfliktit, dyshohet se kishte qëllim ta vriste atë. Ndërhyrja e menjëhershme e shërbimeve të Policisë bëri të mundur parandalimin e një ngjarjeje të rëndë kriminale, duke shmangur përshkallëzimin e konfliktit dhe pasojat e rënda për jetën e 38-vjeçarit. Po në vijim të veprimeve u procedua penalisht dhe shtetasi I. R., për "Dëmtime të tjera me dashje", sepse ka goditur me grushte shtetasin N. H., duke i shkaktuar dëmtime të lehta trupore”, njofton Policia e Durrësit. -------------------------------Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë SI.E./E.H/ReportTv.al policia e durresit vrasje kavaje Durres Indrit Rama Neldi Hallulli Komento Komente Sondazhi i ditës: GJKKO kërkon të kufizojë aksesin e mediave dhe të drejtave të gazetarëve gjatë seancave, a jeni dakord? Po 34.2% Jo 61.1% Nuk e di 4.7% Vota total: 3254 Sondazhi i ditës: GJKKO kërkon të kufizojë aksesin e mediave dhe të drejtave të gazetarëve gjatë seancave, a jeni dakord?
