Kategoria e Parë nis javën e shtatë me një duel spektakolar. Skuadrat e Bylisit dhe Pogradecit, dy nga pretendentet kryesore për ngjitjen në Superiore, u ndanë në barazim 2-2.
Takimi dhuroi spektakël me katër gola të shënuar që në pjesën e parë, por nuk munguan as tensionet e protestat.
Ballshiotët kaluan të parët në avantazh falë golit të shpejtë të Nyianguila që në startin e ndeshjes. Pogradeci reagoi duke përmbysur përkohësisht rezultatin me dy gola të realizuar nga Kazeem.
Barazimi përfundimtar erdhi pas një penalltie të dyshimtë të akorduar për ballshiotët në fundin e fraksionit të parë. Kushtet jo të mira të fushës ndikuan jo pak në nivelin e lojës dhe krijuan vështirësi për të dyja ekipet.
Fraksioni i dytë nuk solli gola të tjerë, por u karakterizua nga kartonë të shumtë ku Bylisi e mbylli takimin me një lojtar më pak, pasi Adeduro u ndëshkua me të kuq. Lajme ekskluzive nga CNA
Doni te informoheni te paret per lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tone ne Facebook duke klikuar ketu.

