Lajme Zone
Kategoria e Parë/ Zhgënjejnë pretendentët, mësoni rezultatet
SportCNA

Kategoria e Parë/ Zhgënjejnë pretendentët, mësoni rezultatet

Kjo e shtunë shënon ditën e pestë të protestës së të rinjv...

Java e gjashtë e Kategorisë së Parë ka prodhuar surpriza. Skuadra e Ilirisë arriti një fitore të rëndësishme 1-0 në shtëpi përballë Burrelit falë golit të shënuar nga Diarrasuba në minutën e 15-të.

Ndërkohë, sfida mes Korabit dhe Bylisit u mbyll në barazim pa gola, duke zhgënjyer disi pritshmëritë e dy skuadrave pretendente.

Besëlidhja triumfoi bindshëm 4-1 ndaj Kastriotit në një ndeshje ku shkëlqyen autorët e golave si Alidema, Hila dhe dopieta e Delajt.

Nga ana tjetër, Pogradeci dhe Sopoti u ndanë në barazim 2-2 pas një përballjeje tepër të luftuar dhe me ritëm të lartë. Kambato dhe Preknicaj shënuan për pogradecarët, ndërsa Troksi e Lika siguruan pikën e vlefshme për Sopotin. Lajme ekskluzive nga CNA

Doni te informoheni te paret per lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tone ne Facebook duke klikuar ketu.