Lajme Zone
Kate Middleton flet hapur për betejën me kancerin në dokumentarin e ri: “Nuk je më i njëjti njeri”
BotëGazeta Tema

Kate Middleton flet hapur për betejën me kancerin në dokumentarin e ri: “Nuk je më i njëjti njeri”

Princesha e Uellsit, Kate Middleton, ka ndarë një rrëfim personal për përvojën e saj me kancerin në dokumentarin e ri “Heal”, ku flet për ndikimin që diagnoza dhe trajtimi kanë pasur në jetën e saj, jo vetëm fizikisht, por edhe emocionalisht.

“Kanceri të ndryshon. Ndryshon trupin, të ndryshon fizikisht, por ka një pjesë shumë, shumë më të thellë të asaj që një diagnozë me kancer ndryshon tek ti”, shprehet Kate në trailerin e dokumentarit.

Më tej, princesha flet për procesin e rikuperimit, duke e përshkruar atë si një rrugëtim që kërkon kohë dhe forcë për të gjetur sërish shpresën edhe në momente pasigurie.

“Shërimi është një udhëtim. Si të rilidhesh me gjërat që dikur i njihje dhe si të gjesh një ndjenjë shprese dhe gëzimi krahas pasigurisë”, thotë ajo.

Dokumentari përfshin edhe pamje nga sfida “National Three Peaks”, gjatë së cilës Kate dhe vëllai i saj, James Middleton, ngjitën tri majat më të larta të Anglisë, Skocisë dhe Uellsit brenda 24 orëve, në mbështetje të organizatës Royal Marsden Cancer Charity.

Kate njoftoi diagnozën me kancer në mars të vitit 2024 dhe në janar 2025 bëri të ditur se sëmundja ishte në remision. Ajo nuk ka zbuluar publikisht llojin e kancerit.

Dokumentari 30-minutësh “Heal” do të transmetohet në BBC One më 29 nëntor, ndërsa të ardhurat nga shpërndarja ndërkombëtare do të shkojnë për Royal Marsden Cancer Charity.