Tonelata me peshk kanë mbetur në baltë, pasi ujëmbledhësi i fshatit Kasharaj në Lushnje është tharë nga uji. Investimi i kryer dhe i lënë përgjysmë në rehabilitimin e shkarkueses të rezervuarit të Kasharajt në Lushnje ka sjellë një katastrofë mjedisore. Tonelata të tëra peshku kanë mbetur në baltë dhe po dekompozohen. Shkarkuesi kryesor i ujit të rezervuarit kanë qenë i bllokuar dhe për këtë qëllim bashkia Lushnje ka akorduar një fond prej 320 milionë lekësh. Rehabilitimi duhej të kishte përfunduar fiks një vit më parë, por firma që ka fituar tenderin ka kërkuar shtyrje afati.Lexo edhe:SYRI TV/ Fier, zjarri në Kreshpan dogji mbi 2 mijë rrënjë ulliri, banorët: Dëme shumë të mëdha Banorët shprehen se fajin për këtë situatë e si ish administratori i peshkimit i cili ka lënë rrjeta para shkarkuesit dhe kjo ka sjellë bllokimin e shkarkuesit. Për te rehabilituar shkarkuesi është dashur të thahet rezervuari totalisht dhe situata është e tillë sot. Deri më tani për katastrofën mjedisore bashkia e Lushnjes nuk ka reaguar.

