Lajme Zone
Katastrofa mjedisore në Lanë dhe fytyra e një mashtruesi kronik
PolitikëCNA

Katastrofa mjedisore në Lanë dhe fytyra e një mashtruesi kronik

Kambanë alarmi/ Ndotja e Lanës, fytyra e v...

23 ORE ME PARE Kambanë alarmi/ Ndotja e Lanës, fytyra e vërtetë e Erion Veliajt Gjendja e keqe e lumit Lana është një kambanë alarmi.

Prej ditësh CNA ka zbritur në terren, ku ka evidentuar katastrofën mjedisore që po ndodh me lumin Lana.

Ujërat e ndotura që shkarkohen në lumë, plehrat, inertet po i zënë frymën jo vetëm Lanës, por të gjithë banorëve që jetojnë përgjatë zonës ku shtrihet Lana. Aroma e keqe e ujërave të zeza, plehrat që derdhen në lumë tregojnë panoramën e vërtetë të Lanës, duke zhveshur dhe nxjerrë lakuriq propagandën e institucioneve të papërgjegjshme dhe mashtrimet e kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj. Ky i fundit në vitin 2024 doli të fliste me entuziazëm të madh mbi investimin për zgjatimin e lumit Lana duke nisur nga Pallati me Shigjeta deri te kryqëzimi në rrugën ?Teodor Keko?.

Një projekt për të cilin do të investoheshin 29 milionë euro, por që në të vërtetë nuk është bërë asnjë qindarkë investim. Kjo duket qartazi nga pamjet nga terreni, ku shihen kosha plehrash të zbrazur në lumë, kanalet e kullimit të zënë nga plehrat, tubacionet e ujërave të pijshëm të çarë, ujërat e zeza që shkarkohen në lumë. Ky realitet dhe kjo ndotje është fytyra e vërtetë e Erion Veliajt, premtimet e të cilit janë veçse mashtrime.

Investimi i vërtetë i Veliajt për zgjatimin dhe rehabilitimin e Lanës janë mashtrimet kronike të kryebashkiakut që ndodhet pas hekurave me 13 akuza për 5 vepra të rënda penale./ CNA 1 DITE ME PARE Çahet tubacioni/ Uji i pijshëm derdhet në ujërat e ndotura të lumit Lana CNA po vëzhgon çdo ditë situatën alarmante të lumit të Lanës, ku ka evidentuar ndotje masive, lumin e mbushur me plehra dhe ujëra të zeza që shkarkohen në këtë lumë, në zonën duke nisur nga Pallati me Shigjeta deri te kryqëzimi i rrugës "Teodor Keko".

Përveç plehrave, inerteve dhe ujërave të ndotura që kanë pushtuar Lanën, gjatë vëzhgimit është hasur edhe një tjetër problematikë. Tubacioni i ujit të pijshëm është çarë dhe uji i pijshëm derdhet në Lanë si shatërvan. Askush nuk mban përgjegjësi dhe nuk merr masa. Ndërkohë që Tirana dihet për problematikat që ka me furnizmin e ujit të pijshëm.

Furnizimi me ujë të pijshëm është një nga premtimet që bëhet thuajse në çdo vit elektoral prej dekadash dhe ende është një problematikë që prek çdo ditë qytetarët e Tiranës.

Jemi në 2026 dhe ende kryeqyteti nuk furnizohet me ujë të pijshëm 24/7 dhe ende kemi ndërprerje të ujit të pijshëm në intervale të ndryshme të ditës.

Ndërsa sot kemi këto pamje ku e shohim tubacionin e ujit të pijshëm të çarë dhe askush nuk merr masa./ CNA 1 DITE ME PARE Mashtrimet kronike të Erion Veliajt/ Situata kritike në lumin Lana, pamjet që tregojnë katastrofën CNA prej ditësh po denoncon katastrofën mjedisore që përfshin lumin Lana, përkatësisht kilometrat që përfshijnë gjatësinë 1.8 km duke nisur nga Pallati me Shigjeta deri te kryqëzimi me rrugën “Teodor Keko”.

Sot po sjellim të tjera pamje që tregojnë nivelin e lartë të ndotjes së lumit Lana.

CNA TV gjatë një vëzhgimi të fundit në terren të këtij fenomeni ka evidentuar tregues shkatërrimtarë për lumin Lana, ndotjen nga ujërat e zeza si dhe pirgjet me plehra buzë Lanës. Pamjet tregojnë gjendjen e tmerrshme dhe skandaloze në të cilën ndodhet Lana, ku duket se pavarësisht denoncimeve të shumta apo raporteve që i nxijnë institucionet si Bashkia e Tiranës nuk kanë marrë asnjë masë. Pothuajse të gjithë gjatësinë e lumit Lana duke nisur nga Pallati me Shigjeta deri te kryeqëzimi në rrugën "Teodor Keko" në Astir, Lana është më shumë një landfill sesa një lumë që përshkon kryeqytetin dhe supozohet që duhet të ishte një atraksion për turistët që e vizitojnë Tiranën. Ashtu siç mund të shihni edhe nga pamjet, plehrat përshkuajnë vijën e lumit, aroma e keqe është përhapur kudo, ujërat e zeza notojnë në lum. Situata është kritike dhe ky shqetësim duhet të përbënte një kambanë alarmi për Bashkinë e Tiranës, pasi kryetari i arrestuar i saj kishte premtuar në vitin 2024 projektin që do të transformonte dhe rehabilitonte lumin Lana.

Bëhet fjalë për një projekt 29 milionë euro, i cili nuk ka asnjë gjurmë reale në qytet, përkatësisht te lumi Lana. Situata është kjo që paraqitet fatkeqësisht në këto pamje që sjell CNA TV. Projekti dhe investimi për zgjatimin e lumit Lana ka mbetur vetëm në propagandën që qelb kryeqytetin, atë të kryebashkiakut të arrestuar të Tiranës me 13 akuza për 5 vepra të rënda penale, Erion Veliaj.

Këto pamje janë dëshmi se jo vetëm investim nuk ka, por edhe premtimet e bëra për rehabilitimin e lumit Lana mbeten veçse mashtrime të një mashtruesi kronik siç është në këtë rast kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj./ CNA 3 DITE ME PARE Mashtrimet e Veliajt për lumin Lana, ja faktet Kryebashkiaku Erion Veliaj, në daljet e tij publike, me entuziazëm të madh fliste për projektin e lumit Lana, i cili parashikonte rehabilitimin e 1.8 km të Lanës duke nisur nga ura te Pallati me Shigjeta deri te kryqëzimi me rrugën ?Teodor Keko?, së bashku me bulevardet, trotuaret, korsitë e biçikletave, gjelbërimin dhe ndërhyrjet në shtratin e lumit.

Erion Veliaj, në daljet e tij publike nga viti 2020-2024, para se të përfnte pas hekurave për akuza të rënda që lidhen me korrupsionin, shpërdorimin e detyrës, pastrimin e produkteve të veprës penale, fshehjen e pasurisë dhe futjen e sendeve të ndaluara në qeli, na tregonte se sa i bukur ishte projekti i Lanës. Projekti i zgjatimit të lumit Lana për të shmangur fryrjet e tij në disa pika kyçe të kryeqytetit u prezantua në korrik të 2024 dhe në atë kohë u raportua se do të kishte një vlerë rreth 29 milionë euro. Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës me 13 akuza për 5 vepra të rënda penale, Erion Veliaj, është i njohur tashmë si një mashtrues kronik dhe listës së mashtrimeve të tij iu bashkua shpejt edhe premtimi për rehabilitimin e lumit Lana. ?Një kapitull i ri për transformimin e lumit të Lanës, i cili ka nisur me punën e jashtëzakonshme të administratës së Bashkisë së Tiranës në vitet 2000-2011 (koha e Edi Ramës) dhe po vijon sot, me po të njëjtin përkushtim, për pjesën nga Pallati me Shigjeta deri te kryqëzimi i Rr. ?Teodor Keko??, deklaronte Veliaj. Ndërkohë, nga ana tjetër, thoshte se banorët që do të prekeshin nga ky ?projekt? i rëndësishëm për zhvillimin e qytetit do të trajtoheshin me bonus qiraje dhe më pas do të përfitonin banesë falas. ?Banorët që preken nga ky projekt i rëndësishëm për zhvillimin e qytetit, fillimisht do të trajtohen me bonus qiraje, e më pas do të përfitojnë banesë falas, disa herë më të mirë se ajo që kanë, e që do të ndërtohen për këtë qëllim nga Bashkia e Tiranës?, thoshte Veliaj. Në një tjetër deklaratë të tijën në vitin 2022, Veliaj shprehej se do të fillonte investimi me zgjatimin tjetër të Lanës nga Pallati me Shigjeta deri në Kashar. ?Do të fillojmë investimin në zgjatimin tjetër të Lanës, nga Pallati me Shigjeta deri në Kashar. Vetëm duke pasur një korridor të tillë të gjelbër, i cili jo vetëm oksigjenon, por edhe lehtëson trafikun, ne mund të sjellim realisht Tiranën e ëndrrave që kemi projektuar?, tha Veliaj. Jemi në tetor 2026 dhe pjesa e lumit Lana nga Pallati me Shigjeta e në vazhdim është si në Mesjetë.

CNA TV ka sjellë dy ditë më parë pamjet që tregojnë se jo vetëm nuk është kryer investim, por Lana qelb nga shkarkimi i ujërave të ndotura, si dhe inertet apo mbetjet që janë hedhur në vite apo hidhen ende aty. Të gjitha deklaratat e Veliajt kanë mbetur në kuadër të propagandës dhe mashtrimeve.

Veliaj ka premtuar dhe prezantuar rehabilitimin dhe investimin për zgjatimin e Lanës, por e vetmja gjë që shihet në atë zonë është një katastrofë mjedisore, shkarkimi i ujërave të ndotura dhe hedhja e inerteve apo mbetjeve.

Bashkia e Tiranës nuk ka marrë asnjë masë për trajtimin e Lanës, faktet janë në terren, ujërat e ndotura dhe plehrat kanë pushtuar Lanën dhe i vetmi ?investim? është aroma e keqe që shpërndahet dhe rreziku që u kanoset qytetarëve nga niveli i lartë i ndotjes.

Raporti i fundit i KLSH-së i publikuar nga CNA thellon edhe më tej skandalin duket treguar se përveçse me një mashtrim publik politik kemi të bëjmë edhe me një situatë skandaloze në menaxhimin dhe kontrollin e derdhjeve apo masave të marra për të zgjidhur problematikat në një lumë që kalon në mes të kryeqytetit ku derdhen ujërat e zeza dhe të qelb era, por diku rrezikon edhe jetët e njerëzve./ CNA 4 DITE ME PARE Propaganda e Veliajt qelb edhe më tej Lanën CNA ka zbardhur raportin e Kontrollit të Lartë të Shtetit për auditimin mbi “Masat e ndërmarra nga institucionet përgjegjëse për eliminimin e derdhjes së ujërave të përdorura në Lumin e Lanës në Tiranë”.

Në raport u evidentuan një sërë problematikash të mjaftueshme për të ngritur një alarm për pasojat që sjell ndotja e lumit Lana. Raporti thekson se Lana është lumi i dytë më i ndotur në Shqipëri, pas Gjanicës së Fierit.

Këtë e vërtetojnë dhe pamjet që CNA publikoi pak ditë më parë ku shihej qartë ndotja e lumit Lana nga derdhja e ujërave të zeza si dhe nga hedhja e mbetjeve urbane, inertet apo plehrat.

Sa i përket ndotjes, KLSH ngre alarmin duke treguar se Lana klasifikohet në klasën V, që do të thotë gjendjen e keqe. Raporti thekson se niveli i lartë i ndotjes në Lumin Lana përbën një kërcënim për shëndetin publik, ekosistemin dhe cilësinë e jetesës.

Më tej, sipas auditimit, në Programin Kombëtar të Monitorimit të Mjedisit janë përcaktuar 4 stacione monitorimi përgjatë lumit të Lanës, por AKM ka monitoruar në vijimësi vetëm 2 prej tyre, duke lënë pa monitoruar dy stacionet e tjera të përfshira në rrjetin e monitorimit. Programi parashikon 21 tregues mjedisorë, përfshirë 16 tregues të gjendjes, 4 të ndikimit dhe 1 të trysnisë. Megjithatë, AKM ka monitoruar vetëm 10 tregues të gjendjes.

Një tjetër problematikë që ngrihej është se lumi Lana në Tiranë vijon të përballet me nivele të larta ndotjeje, ndërsa ujërat e ndotura urbane vazhdojnë të shkarkohen drejtpërdrejt në të pa kaluar më parë në një proces trajtimi.

Ndër të tjera nënvizohet se institucionet përgjegjëse nuk kanë marrë masa efektive për përmirësimin e cilësisë së ujit në lumin Lana. Për KLSH është një emergjencë kombëtare ndërtimi dhe funksionimi i një impianti për trajtimin e ujërave të ndotura, pasi në Tiranë nuk ka asnjë trajtim të ujërave të ndotura.

Përballë këtyre fakteve që i evidenton vetë Kontrolli i Lartë i Shtetit, ku thekon se niveli i ndotjes së lumit Lana përbën një kërcënim për shëndetin publik dhe se Bashkia e Tiranës apo institucionet e tjera përgjegjëse nuk kanë marrë asnjë masë në lidhje me trajtimin e ujërave të ndotura do të vendosim mashtrimet e të vetëquajturit zdroms i Tiranës, kryebashkiakun e arrestuar të Tiranës me 13 akuza për 5 vepra të rënda penale. Në vitet 2020-2024, Erion Veliaj në daljet e tij publike, para se të përfnte pas hekurave për akuza të rënda që lidhen me korrupsionin, shpërdorimin e detyrës, pastrimin e produkteve të veprës penale, fshehje të pasurisë dhe futjes së sendeve të ndaluara në qeli, na tregonte se sa i bukur ishte projekti i Lanës, se ishin mbjellur pemë apo dhe të tjera mashtrime publike siç ka thënë gjithmonë lali zdromsi.

“Një kapitull i ri për transformimin e lumit të Lanës, e cila ka nisur me punën e jashtëzakonshme të administratës së Bashkisë së Tiranës në vitet 2000-2011 dhe po vijon sot, me po të njëjtin përkushtim, për pjesën nga “Pallati me Shigjeta” deri te kryqëzimi Rr. "Teodor Keko"”, deklaronte Veliaj.

Ndërkohë nga ana tjetër thoshte se banorët që do të prekeshin nga ky “projekt” i rëndësishëm për zhvillimin e qytetit do të trajtoheshin me bonus qiraje dhe më pas do të përfitonin banesë falas.

“Banorët që preken nga ky projekt i rëndësishëm për zhvillimin e qytetit, fillimisht do të trajtohen me bonus qiraje, e më pas do të përfitojnë banesë falas, disa herë më të mirë se ajo që kanë, e që do të ndërtohen për këtë qëllim nga Bashkia e Tiranës”, thoshte Veliaj. Erion Veliaj gjatë prezantimit të projektit Më tej në një tjetër deklaratë tregonte ëndrrat me sy hapur se si korridori i gjelbër do të oksigjenonte qytetin por do të lehtësonte dhe trafikun.

“Ne kemi shtuar rrugë nga Materniteti i ri deri në Shkozë, që sjellin jo vetëm çlirim të trafikut, por edhe rritje të vlerës së pronës. Në të dyja anët e Lanës vlera e pronës është 3 apo 4-fishuar sepse investimet janë shtuar, është bërë më e lehtë për trafikun që vjen nga Fresku, Dajti, Shkoza, ndaj duam të vazhdojmë me këtë korridor të gjelbër. Do të fillojmë investimin në zgjatimin tjetër të Lanës, nga Pallati me Shigjeta deri në Kashar. Vetëm duke pasur një korridor të tillë të gjelbër, i cili jo vetëm oksigjenon, por edhe lehtëson trafikun, ne mund të sjellim realisht Tiranën e ëndrrave që kemi projektuar”, tha Veliaj.

Këto janë thjesht dhe vetëm mashtrime. Pasi jo vetëm oskigjenim dhe lehtësim të trafikut nuk ka, por në raportin e KLSH-së ngrihet alarmi për gjendjen e keqe në të cilën ndodhet lumi Lana, i cili klasifikohet dhe në kategorinë 5 dhe konsiderohet si lumi i dytë më i ndotur në Shqipëri. Deklaratat e Veliajt janë thjesht dhe vetëm një propagandë e qelbur ashtu siç edhe aktualisht qelb lumi Lana. /CNA LinkedIn Lajme ekskluzive nga CNA

Doni te informoheni te paret per lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tone ne Facebook duke klikuar ketu.