Nën drejtimin e Kardinalit Ernest Troshani Simoni, në Kishën Katolike të Shën Gjonit në shtetin e Virxhinias, u kremtua një meshë e veçantë me rastin e 10-vjetorit të shenjtërimit të Nënë Terezës dhe 250-vjetorit të Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara. Kardinali Simoni ndodhet në Shtetet e Bashkuara për një vizitë, gjatë së cilës po takohet me komunitetet shqiptare në disa shtete. LEXO edhe...Misionet e evakuimit mjekësor, forcat e armatosura amerikane dhe shqiptare kryejnë trajnim të përbashkët me helikopterët Black Hawk Për këtë arsye, ipeshkvi i Dioqezës së Arlingtonit, Michael Francis Burbidge, e ftoi kardinalin të kremtonte një meshë për komunitetin shqiptar të kësaj dioqeze. Kardinali Ernest Simoni gjatë kremtimit të Meshës së Shenjtë. / Fotografia: Marketin PiciKardinali Ernest Troshani Simoni, 97 vjeç, simbol i qëndresës së besimit përballë përndjekjes komuniste, vuri theksin te mbrojtja e familjes dhe përgjegjësia e bashkëshortëve ndaj njëri-tjetrit. “Burrë dhe grua, shumohuni. Burri duhet ta dojë gruan ashtu siç Krishti e deshi Kishën”, ishte mesazhi që Kardinali përcolli gjatë meshës. Besimtarë shqiptarë dhe amerikanë gjatë meshës, ku ishin të pranishme edhe Motrat e Nënë Terezës. / Fotografia: Marketin PiciI cilësuar nga Papa Françesku si një “martir i gjallë”, Kardinali Simoni u arrestua nga regjimi komunist në Shqipëri dhe vuajti 18 vjet burg, 12 prej tyre duke punuar në miniera. Pas lirimit ai u detyrua të punonte në kanalizimet e Shkodrës deri në rënien e regjimit në vitin 1990. Pavarësisht përndjekjes, ai mbeti i palëkundur në besim dhe e ushtroi fshehurazi misionin meshtarak. Në vitin 2016, Papa Françesku e ngriti në rangun e kardinalit. Kardinali Ernest Simoni përcjell bekimin e tij gjatë meshës. / Fotografia: Marketin PiciNë meshë morën pjesë shqiptarë të besimit katolik dhe të besimeve të tjera, pjesëtarë të komunitetit vendas, miq amerikanë që e kanë njohur Nënë Terezën, si dhe Motrat e Nënë Terezës. Në veprimtari mori pjesë edhe Diakoni Lekë Brisku nga Çikago. I shuguruar diakon i përhershëm në vitin 2022, ai shërben në famullinë “All Saints” dhe është aktiv në ruajtjen e trashëgimisë katolike shqiptare në SHBA. Komuniteti katolik shqiptar, i krijuar prej më shumë se një dekade në Dioqezën e Arlingtonit, e ka bazën në Kishën Katolike të Shën Gjonit të Dashur në McLean. Megjithëse i vogël, komuniteti bashkon katolikë dhe shqiptarë të besimeve të tjera. Katolikët kujdesen për programin fetar, ndërsa pjesëtarët e besimeve të tjera ndihmojnë me pritjen festive, duke pasqyruar traditën shqiptare të harmonisë dhe bashkëjetesës fetare. Pas meshës, pjesëmarrësit u mblodhën në një pritje kushtuar figurës së Nënë Terezës dhe Kardinalit Ernest Simoni. Gjatë qëndrimit katërditor në zonën e Uashingtonit, Kardinali Simoni kremtoi meshë edhe në një universitet katolik në Virxhinian Veriore dhe në Kapelën e Zojës së Shkodrës, pranë Bazilikës së Zojës në Uashington, që është kisha katolike më e madhe në Amerikë. Ai kremtoi gjithashtu meshë në gjuhën italiane në famullinë e Rruzares së Shenjtë në Uashington. Meshën e bashkëkremtuan meshtarë të Nunciaturës Apostolike të Selisë së Shenjtë, në prani të ambasadorit të Italisë dhe përfaqësuesve të tjerë diplomatikë. U.D/SI.E./ReportTv.al ernest simoni Ernest Troshan Simoni SHBA meshe virxhinia Komento Komente Sondazhi i ditës: Ngërçi për pagat e drejtësisë, kujt i jepni të drejtë? Qeverisë 78.7% Magjistratëve 15.4% Nuk e di 5.9% Vota total: 8150 Sondazhi i ditës: Ngërçi për pagat e drejtësisë, kujt i jepni të drejtë?

