Lajme Zone
Të tjeraABC News Albania
Ky artikull është pjesë e një historie me 11 burime — Krahaso mbulimin →

Karamuço zbulon misterin e shpërthimit: Ja instalimi që shkaktoi tragjedi


Eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço thotë se shpërthimi i fuqishëm në pallatin në Elbasan, nuk është shkaktuar nga lëndë eksplozive.

Eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço thotë se shpërthimi i fuqishëm në pallatin në Elbasan, nuk është shkaktuar nga lëndë eksplozive.

Në një intervistë për “Ora e Fundit” në ABC News, Karamuço u shpreh se dyshohet se personi i cili mbeti i humbur nën rrënoja, përpara disa kohësh, ka kryer instalim në katin e parë të pallatit, një bombol e cila ka qenë 100 litrorshe për gaz të lëngshëm.

Karamuço nënvizoi se përmes një tubacioni, ai bënte furnizim për banesën e tij dhe dyshohet që shpërthimi mund të ketë ardhur si pasojë e rrjedhjeve në tuba. “Fillimisht është dyshuar për eksploziv. Pastaj ka pasur një grup që u ngrit nga drejtoria e Policisë së Shtetit, dhe u përjashtua që ky shpërthim të ketë ndodhur si pasojë e lëndëve eksplozive. Ende nuk është gjetur vatra ku është shpërthyer bombola. Ajo që dyshohet deri tani, nga ana e hetuesve dhe ekspertëve, është që personi i cili rezulton ende i humbur, dyshohet që përpara disa kohësh, ka bërë instalim në katin e parë të pallatit, një bombol e cila ka qenë 100 litrorshe për gaz të lëngshëm. Ka modifikuar me anë të një tubacioni, bënte furnizim për banesën e tij. Dyshohet që shpërthimi mund të ketë ardhur si pasojë e rrjedhjeve në tuba. Kjo do jetë e zbardhur në mënyrë shkencore dhe të plotë. Ka të dhëna deri tani që ky është shkaku i vërtetë. Pallati është i pabanueshëm”, theksoi ai./abcnews.al Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! Aktualitet Ervin Karamuco