anë nisur punimet për ndërtimin e bajpasit të Elbasanit, projekt që synon të përmirësojë qarkullimin dhe të lehtësojë trafikun në një prej akseve të rëndësishme rrugore të vendit. Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Enea Karakaçi deklaroi gjatë inspektimit të punimeve, se segmenti do të ndërtohet si autostradë e kategorisë A, sipas standardeve të rrugës Tiranë-Elbasan.
“Kemi filluar punimet në bypassin e Elbasanit. Për ta konkretizuar është pjesa ku fillon hinka e autostradës Tiranë – Elbasan. Do të jetë autostradë e kategorisë A, sipas të njëjtave standardeve që është aktualisht sot rruga Tiranë-Elbasan.
I japim zgjidhje trafikut të krijuar gjatë gjithë kësaj periudhe dhe sidomos gjatë sezonit turistik. Dy kontratat janë lidhur tashmë nga Autoriteti Rrugor Shqiptar. Segmenti i parë që fillon menjëherë aty ku përfn rruga Tiranë – Elbasan tashmë ka filluar nga punimet. Your browser does not support the video tag. Your browser does not support the video tag. Punimet janë duke ecur mirë për shkak se edhe kantieri është i hapur nga shpronësimet e bëra që më herët. Në këtë fazë jemi në 3 kilometrat e parë që përfjnë diku te kombinati metalurgjik i Elbasanit, ndërkohë që kemi në prokurim po ashtu në vitin pasardhës pjesën vijuese deri afër Peqinit.
Pse ka rëndësi ky projekt? Kemi vazhdimin e autostradës Tiranë – Elbasan. Bëjmë ndarjen e trafikut ndërmjet pjesës juglindore të Shqipërisë dhe pjesës jugore të Shqipërisë, por po ashtu bëjmë ndërlidhjen ndërmjet autostradës Tiranë – Elbasan, bypassit të Elbasanit, si dhe dalim në vazhdimin e korridorit Elbasan – Qafë Thanë, duke i dhënë dhe një zgjidhje të integruar gjithë pjesës së trafikut në Shqipëri.” u shpreh ai. Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! *AnashAktualitet bypasselbasanEnea Karakaci

