Lajme Zone
Të tjeraABC News Albania
Ky artikull është pjesë e një historie me 2 burime — Krahaso mbulimin →

Kapet një peshk “Gof” gjigant pranë Radhimës, peshon rreth 27 kilogramë


Një peshk gof me peshë rreth 27 kilogramë është kapur paraditen e sotme në ujërat e Vlorës nga peshkatari me shtizë Armando File.

Një peshk gof me peshë rreth 27 kilogramë është kapur paraditen e sotme në ujërat e Vlorës nga peshkatari me shtizë Armando File.

50-vjeçari ishte zhytur në zonën e njohur si Spitaliera, pranë Radhimës, në afërsi të anijes italiane të mbytur, kur hasi një tufë peshqish Gof. Sipas tij, ai arriti ta godasë njërin prej tyre në pjesën e kokës me shtizë, por iu deshën mbi 30 minuta për ta nxjerrë në sipërfaqe për shkak të përmasave të mëdha.

Pas nxjerrjes nga deti, peshku u transportua në qendrën e peshkimit në Radhimë.

Kjo nuk është hera e parë që Armando Fili bëhet i njohur për kapjen e një peshku të përmasave të mëdha. Pak kohë më parë ai tërhoqi vëmendjen pasi kapi një tjetër gof gjigant në zonën e Lungomares. Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! *KryesoreAktualitet peshk