Anija me vela që transportonte drogë është ankoruar tani në portin e Vigos, midis anijeve doganore 'Petrel I' dhe 'Halcón'. Operacioni konsiderohet një prej goditjeve më të rëndësishme të realizuara gjatë vitit të fundit vetëm nga Shërbimi i Mbikëqyrjes Doganore spanjolle. Një shtetas shqiptar është arrestuar së bashku me tre persona të tjerë pasi një velierë me më shumë se 2 mijë kilogramë kokainë u kap në ujërat e Atlantikut dhe u dërgua në portin e Vigos, në Spanjë. Ngarkesa e madhe e drogës u zbulua gjatë një operacioni të Shërbimit të Mbikëqyrjes Doganore të Agjencisë Tatimore spanjolle.
Sipas medias spanjolle “Atlántico”, katër personat që ndodheshin në bordin e velierës janë të kombësive të ndryshme. Mes tyre është një shtetas shqiptar, ndërsa të paktën dy prej të arrestuarve të tjerë janë me origjinë nga Amerika e Jugut.
Veliera u kap në det të hapur dhe më pas u mor nën kontroll nga autoritetet. Anija e operacioneve speciale “Petrel I”, pjesë e Shërbimit të Mbikëqyrjes Doganore, mori përsipër tërheqjen e saj drejt Rias së Vigos.
Autoritetet spanjolle nuk kanë bërë fillimisht publike të gjitha detajet e operacionit. Hetimi raportohet se kishte nisur në Katalonjë dhe çoi në lokalizimin e velierës teksa lundronte në ujërat e Atlantikut.
Operacioni konsiderohet një prej goditjeve më të rëndësishme të realizuara gjatë vitit të fundit vetëm nga Shërbimi i Mbikëqyrjes Doganore spanjolle.
Ndërkohë, të dhënat e publikuara më pas nga autoritetet tregojnë se veliera u kap rreth 400 milje larg brigjeve të Galicisë. Në bord u sekuestrua një sasi prej më shumë se 2 tonësh kokainë, ndërsa droga dhe personat e arrestuar do t'u vihen në dispozicion autoriteteve gjyqësore.
Kjo është veliera e dytë e dyshuar për trafik droge që kapet nga “Petrel I” gjatë kësaj vere. Në qershor, një tjetër operacion i zhvilluar pranë Ishujve Kanarie përfi me sekuestrimin e afro 500 kilogramëve kokainë, të cilat ishin fshehur në kabinat e një mjeti lundrues.
Në atë operacion morën pjesë autoritetet doganore franceze, DEA amerikane, Agjencia Kombëtare kundër Krimit e Britanisë së Madhe (NCA) dhe Frontex, nën koordinimin në Spanjë të Qendrës së Inteligjencës kundër Krimit të Organizuar.
Muajt e fundit kanë sjellë një sërë operacionesh të mëdha kundër trafikut të kokainës në Galicia. Vetëm gjatë gushtit u sekuestruan rreth tre tonë kokainë në dy operacione të zhvilluara në Muxía dhe A Pobra do Caramiñal.
Përdorimi i të ashtuquajturave “narkoveliera” për transportimin e kokainës përmes Atlantikut drejt Europës është një metodë e njohur për autoritetet spanjolle. Gjatë dekadës së fundit, të paktën katër veliera të kapura në operacione antidrogë kanë përfunduar në portin e Vigos.
Një prej rasteve më të mëdha u regjistrua në vitin 2023, kur veliera “Goldwasser” u kap rreth 480 milje larg Ishujve Azore. Në bord ndodheshin afro tre tonë kokainë, ndërsa operacioni u zhvillua në kushte të vështira atmosferike dhe detare.
Edhe në vitin 2021, rreth 2 mijë kilogramë kokainë mbërritën në Vigo në një tjetër velierë të kapur në Atlantikun e Veriut dhe të shoqëruar drejt portit nga “Petrel”. Në gusht të vitit 2015, veliera “Silver Back” u kap në kuadër të operacionit “Santa”, me rreth 600 kilogramë kokainë dhe dy persona në bord që u arrestuan.
Një tjetër rast u regjistrua dy vite më parë, kur “Petrel” transportoi drejt Vigos një velierë me rreth 200 kilogramë kokainë. Mjeti kishte përfunduar pjesërisht i fsur në det të hapur për shkak të gjendjes së tij të rënduar gjatë ndërhyrjes.
Hetimet për ngarkesën e fundit vijojnë, ndërsa autoritetet pritet të zbardhin të gjithë itinerarin e velierës, origjinën dhe destinacionin e kokainës, si dhe personat apo grupet e përfshira në trafikun e saj.2 ton kokainë në spanjë arrestim shqiptari Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen Kronike Degjeneron sherri në Kavajë, 33-vjeçari nxjerr pistoletën dhe kërcënon të riun; përfn në pranga 21 Shtator 2026, 11:2811:28Kronike Vritet me armë 36-vjeçari shqiptar në Itali, emër i njohur për policinë 21 Shtator 2026, 10:4810:48Kronike Sherr mes kushërinjve në Pogradec, plagoset njëri prej tyre 21 Shtator 2026, 10:0810:08Kronike Ekzekutimi që tronditi Sarandën, çfarë e lidh vrasjen e Artan Myrtajt me atentatin ndaj Thimio Rubatit! 21 Shtator 2026, 10:0610:06Kronike Nëna e Aurora Tilës në lot pas vendimit për vrasësin: Ulja e dënimit një disfatë, beteja s'ka mbaruar 21 Shtator 2026, 08:2808:28Kronike Detaje nga atentati në Sarandë, Artan Myrtaj dyshohet se u ekzekutua nga vrasës me pagesë; pista ku po hetohet 21 Shtator 2026, 08:1508:15Kronike

