Lajme Zone
PolitikëShqiptarja
Ky artikull është pjesë e një historie me 7 burime — Krahaso mbulimin →

Kapet 41 kg kokainë në Portin e Durrësit, droga me vlerë 2 mln euro! U fsheh në kontejnerët me mish pule nga Brazili


Mbi 41 kg kokainë me vlere 2 milione euro u kap në portin e Durrësit. Droga u gjet në kontejnerët me mish pule të kompanisë “AMG Food” që importon produkte të ngrira nga Brazili. Ende nuk janë marrë në pyetje pronarët e kompanisë dhe nuk dihet nëse droga është ngarkuar në Brazil apo në Greqi ku anija kaloi tranzit.

Një sasi e konsiderueshme kokaine, 41 kg e 350 gramë, u zbulua nga policia në Portin e Durrësit, brenda një kontejneri që transportonte mish pule nga Brazili. Në kapakët e jashtëm të kontejnerit, u gjetën 37 pako me kokainë, të veshura me ngjyra të ndryshme, vlera e të cilave përllogaritet në rreth 2 milionë euro nëse do të hidheshin në treg. Subjekti që e kishte porositur mishin nga Brazili, është AMG Food, ndërsa hetimi do të zbulojë nëse ka apo jo përfshirje të kompanisë në trafik. Pronarët nuk janë marrë ende ne pyetje. LEXO EDHE:U kap me kokainë me vlerë 4 milionë euro, dënohet me 10 vite burg shqiptari në Itali! Në banesë i gjenden edhe arsenal armësh Policia nisi një hetim për të zbuluar origjinën e lëndës narkotike, destinacionin e saj dhe identifikimin e personave të përfshirë në këtë veprimtari kriminale. Burimet thonë se ka dyshime që kokaina të jetë nisur nga Brazili, më tej tranzit në Greqi deri në mbërritjen e kontejnerit në Durrës. “Në Portin e Durrësit, shërbimet e Policisë kryen kontroll të imtësishëm në një kontejner me origjinë nga Brazili, i cili, sipas dokumentacionit, transportonte mish pule. Gjatë kontrollit të kontejnerit, në kapakët e jashtëm të tij u konstatuan 37 paketime me lëndë të dyshuar narkotike kokainë. Sasia totale e lëndës së dyshuar narkotike rezultoi 41 kg e 350 gramë, ndërsa vlera e saj përllogaritet rreth 2 milionë euro”, njofton Policia. Brenda një muaji, kjo është tentativa e tretë që policia godet për të futur lëndë narkotike në Shqipëri përmes portit të Durrësit. Mishi nga Brazili është ndaluar të importohet në Shqipëri si dhe në vendet e BE-së, prej 3 shtatorit. Por kontratat e lidhura para kësaj date, bëjnë përjashtim, siç është rasti i porosisë në Brazil nga AMG Food. E njëjta kompani, Amg Food, në vitin 2025, importoi nga Brazili dhe hodhi në treg 8 tonë fileto pule të kontaminuar me salmonelë, ndërsa për rastin pronari i kompanisë u hetua në gjendje të lirë. SI.E./E.H/Shqiptarja.com TAG: amg food porti i durresit kokaine Durres trafik droge Sa e vlerësoni këtë artikull? ★ ★ ★ ★ ★ 3.0 / 5 (3 vlerësime) Faleminderit! LAJMET MË TË VLERËSUARA Komente Komento Niku: 14/09/2026 13:25 Me shume me habit lajmi i mishit te pules nga brazili se ajo permbajtja tjeter,,sikur u ndalua me ligj mishi i pules nga brazili qe helmon gj popullin ndersa ajo tjetra do helmoje te helmuarit. Përgjigju Elektriku: 14/09/2026 13:40 u ndalua mishi, po jo kokaina nga Brazili ... duhen leke se kane ngelur pergjysem kullat. pra mos ngatero kekun me byrekun Niku Elektriku. Sondazhi i ditës:

7 Shtator, 07:56

Ngërçi për pagat e drejtësisë, kujt i jepni të drejtë? Qeverisë 78.7% Magjistratëve 15.4% Nuk e di 5.9% Vota total: 8009 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 7 Shtator, 07:56 Ngërçi për pagat e drejtësisë, kujt i jepni të drejtë?