SPB Ohër ka paraqitur kallëzim penal kundër H.B.(27) nga fsh. Kosel i Ohrit dhe P.P.(28) nga Prilepi, me qëndrim të përkohshëm në Ohër, mbi dyshime të bazuara se kanë kryer veprën penale “prodhimi i paautorizuar dhe lëshimi në qarkullim i drogave narkotike, substancave psikotrope dhe prekursorëve”, ndërsa P.P. ka kryer edhe veprën penale “mundësimi i përdorimit të drogave narkotike”."Gjatë bastisjes në shtëpinë e të kallëzuarit të dytë, të kryer më 10.09.2026 me urdhër gjykate, nëpunësit policorë kanë gjetur dhe konfiskuar paketime me marihuanë dhe kokainë, të cilat i kishte siguruar nga i kallëzuari i parë dhe i kishte ripaketuar për shitje të mëtejshme. Gjatë kontrollit, në shtëpinë e të kallëzuarit të dytë është gjetur një i mitur nga Manastiri, të cilit i kishte mundësuar të përdorte marihuanë. Të kallëzuarit janë privuar menjëherë nga liria, ndërsa me të miturin, në prani të prindërve të tij dhe përfaqësuesve të Qendrës për Punë Sociale, është zhvilluar bisedë, pas së cilës do të vijojë parashtresë përkatëse", thuhet në njoftimin e MPB-së./Telegrafi/

