Lajme Zone
Të tjeraShqiptarja
Ky artikull është pjesë e një historie me 4 burime — Krahaso mbulimin →

Kapen 5.2 kg kokainë e heroinë në Tiranë, arrestohen 2 persona! Droga do trafikohej drejt Durrësit


Dy të dyshuarit u ndaluan ndërsa udhëtonin me një “Benz” në rrugën “Kastriotët” në Tiranë. Brenda mjetit, policia gjeti 7 pako me drogë që do trafikoheshin në Durrës.

Mbi 5.2 kilogramë heroinë dhe kokainë janë sekuestruar mesditën e sotme në Tiranë, ndërsa dy persona janë arrestuar teksa po transportonin lëndën narkotike, e cila sipas policisë kishte si destinacion Durrësin. Në pranga kanë rënë Mirand Herri, 51 vjeç, dhe Luftim Hoxha, 41 vjeç, të dy banues në Maminas të Durrësit. Drejtori i Policisë së Tiranës, Oliger Torba tha në një deklaratë për mediat se kishin siguruar informacion se dy personat do të transportonin një sasi të konsiderueshme droge të fortë në zonën e “Treshit” në drejtim të Durrësit. Dy të dyshuarit u ndaluan ndërsa udhëtonin me një “Benz” në rrugën “Kastriotët”. Pas ndalimit të automjetit, gjatë kontrollit policia gjeti një çantë, brenda së cilës ndodheshin 7 pako me lëndë narkotike. LEXO EDHE:Arrestohet 'si nëpër filma', 32-vjeçari rrethohet nga policia në Tiranë dhe nxirret nga makina në 5 sekonda! I gjendet pistoleta pa leje dhe 15 800 euro (EMRI+VIDEO) Konkretisht, u sekuestruan 4 pako me heroinë, me peshë 2 kilogramë e 123.6 gramë, dhe 3 pako me kokainë, me peshë 3 kilogramë e 120.6 gramë. -------------------------------Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë SI.E./Shqiptarja.com TAG: Mirland Herri Lutfim Hoxha trafik droge Durres Tirane Sa e vlerësoni këtë artikull? ★ ★ ★ ★ ★ 1.0 / 5 (1 vlerësim) Faleminderit! LAJMET MË TË VLERËSUARA Komente Komento Sondazhi i ditës:

23 Gusht, 08:55

Si po menaxhohet situata me zjarret? Mirë 67.1% Keq 24.4% Nuk e di 8.5% Vota total: 401 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 23 Gusht, 08:55 Si po menaxhohet situata me zjarret?