Tensione dhe përplasje verbale janë shënuar në nisje të seancën plenare të Kuvendit, ku deputeti i Partisë Demokratike, Flamur Noka, i ka hequr mikrofonin kreut të Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ndërsa ky i fundit ishte duke folur. Në kulmin e debatit, Noka ka hedhur edhe letra në drejtim të Ballës, çka ka përshkallëzuar tensionet mes deputetëve.
Pas incidentit, kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi, ka njoftuar ndërprerjen e seancës. Kontakto me Politiko në rast se: Mendoni se nuk shkruajmë Shqip Mendoni se kemi bërë shkelje etike Mendoni se kemi bërë CopyPaste Mendoni se kemi bërë FakeNews Doni të postoni nje Lajm

