Shou i Ramës Pas protestave të dhunshme dhe presionit në rritje ndaj qeverisë, kryeministri Edi Rama ka kërkuar largimin e drejtuesve të institucioneve dhe agjencive shtetërore. Lëvizja synon të ulë pakënaqësinë qytetare, ndërsa nuk përjashtohen ndryshime Pas dhjetë ditësh protestash të fuqishme që kanë tronditur Shqipërinë, me përplasje të dhunshme, zjarre, sulme ndaj institucioneve shtetërore dhe bizneseve, kryeministri Edi Rama ka nisur lëvizjet për të zbutur pakënaqësinë qytetare dhe për të ulur presionin ndaj qeverisë.
Kreu i qeverisë u ka kërkuar ministrave të ndërmarrin shkarkime në krye të institucioneve dhe agjencive që varen nga dikasteret e tyre. Porosia u është përcjellë anëtarëve të kabinetit gjatë ditës së sotme, ndërsa Rama ndodhej në Budva.
Kryeministri pritet ta bëjë publik vendimin në ditët e ardhshme, ndërsa ende nuk dihet numri i drejtuesve që do të largohen dhe institucionet që do të preken.
Kjo lëvizje vjen në një moment presioni të fortë politik dhe shënon një përpjekje të Ramës për të ulur pakënaqësinë e krijuar nga protestat, duke ndërhyrë fillimisht në drejtimin e administratës shtetërore. Shkarkimet synojnë të japin një mesazh se qeveria po merr masa ndaj problemeve të ngritura nga qytetarët, pa prekur për momentin përbërjen e kabinetit.
Megjithatë, nuk përjashtohet që ndryshimet në institucionet shtetërore të pasohen në një fazë të dytë edhe nga lëvizje në nivel ministrash, si pjesë e një riorganizimi më të gjerë për të ulur presionin ndaj ekzekutivit.
Kërkesa për shkarkime vjen pas kritikave që Rama u ka drejtuar drejtuesve të administratës në daljet e fundit publike. Rreth një javë më parë, ai paralajmëroi masa ndaj atyre që vonojnë përgjigjet për qytetarët dhe nuk trajtojnë brenda afateve problemet e tyre.
Shqipëria është përfshirë prej dhjetë ditësh nga një valë protestash që kanë marrë jehonë ndërkombëtare. Demonstratat, të nisura nga studentët për kushtet në universitete dhe koston e arsimit, u përshkallëzuan në përplasje të dhunshme me policinë, ndërsa protestuesit hodhën gurë dhe bomba molotov drejt institucioneve, u vunë flakën ndërtesave dhe sulmuan degë bankare, bankomate e biznese.
Dhjetëra efektivë policie kanë mbetur të plagosur gjatë përplasjeve, ndërsa dëmet në pronën publike dhe private kanë shtuar shqetësimet për situatën e sigurisë. Protestave studentore u janë bashkuar edhe pakënaqësitë e grumbulluara gjatë muajve të fundit, përfshirë lëvizjen e njohur si “Revolucioni i Flamingove”, e cila nisi kundër projekteve turistike dhe më pas u shndërrua në një lëvizje më të gjerë kundër mënyrës së qeverisjes.
Protestuesit kanë kërkuar dorëheqjen e Ramës, duke e akuzuar qeverinë për korrupsion dhe keqadministrim. Zhvillimet në Shqipëri kanë tërhequr vëmendjen e mediave ndërkombëtare dhe institucioneve evropiane, ndërsa janë ngritur edhe shqetësime për përdorimin e forcës gjatë demonstratave.
Në këtë klimë, shkarkimet e kërkuara nga Rama përbëjnë lëvizjen e parë për të zbutur revoltën dhe për të ulur presionin ndaj qeverisë, ndërsa mbetet e hapur mundësia që kryeministri të ndërmarrë ndryshime të tjera në nivelet më të larta të ekzekutivit.rama drejtore Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen Politike Europa përgatitet për një tjetër shpërthim protestash; Franca dhe Italia nxjerrin ushtrinë, tension edhe në Tiranë 22 Tetor 2026, 19:0819:08Politike Dita e 10-të e protestës, studentët thërrasin “Rama në burg, Berisha në burg”; policia rrethon Kryeministrinë 22 Tetor 2026, 18:5618:56Politike Dhunë, trafik droge dhe korrupsion: Si e shiti Rama Shqipërinë! 22 Tetor 2026, 18:4218:42Politike “Rama, aleat i mafies sioniste në Ballkan”, gazetari turk sulmon Erdoganin: Po ndihmon mikun e Netanyahut të shtypë protestat 22 Tetor 2026, 18:2818:28Politike Rama ka pushtetin, Berisha mban peng opozitën; çfarë shkruan media italiane për revoltën studentore 22 Tetor 2026, 18:1918:19Politike Evropa si premtim, Shqipëria si zhgënjim! 22 Tetor 2026, 17:5717:57Politike

