Pas më shumë se dy orësh përplasje të vazhdueshme mes protestuesve dhe forcave të policisë, situata në qendër të Tiranës është shoqëruar me ndërhyrje të shumta të efektivëve, përdorim të ujit me presion dhe ndalime të qytetarëve. Ndërkohë, bulevardi është zbrazur dhe protestuesit janë shpërndarë. Përplasjet kanë vijuar për më shumë se dy orë, me protestuesit që kanë qëlluar me gurë dhe bomba molotov në drejtim të forcave të rendit, ndërsa policia është kundërpërgjigjur duke përdorur autobotët me ujë për të shpërndarë turmën.
Në përpjekje për të vënë situatën nën kontroll, policia ka shtuar numrin e efektivëve në terren dhe ka dislokuar furgonë e automjete të tjera, duke ndërhyrë në zonat ku ishin grumbulluar protestuesit.
Gjatë ndërhyrjeve janë raportuar edhe ndalime të qytetarëve nga efektivët e policisë. Ende nuk ka një numër të konfirmuar të personave të ndaluar.
Mes tensioneve, një qytetar ka humbur ndjenjat. Deri më tani nuk ka informacion të konfirmuar për gjendjen e tij shëndetësore apo rrethanat në të cilat ka ndodhur incidenti. Pas ndërhyrjeve të njëpasnjëshme të policisë, protestuesit janë shpërndarë dhe bulevardi është zbrazur, duke i dhënë fund grumbullimit në atë zonë.
Megjithatë, mbetet e paqartë nëse përplasjet kanë përfunduar plotësisht apo nëse protestuesit janë zhvendosur në zona të tjera të kryeqytetit.
Protesta e sotme është shoqëruar me një situatë kaotike në qendër të Tiranës, ku përplasjet mes protestuesve dhe forcave të policisë kanë vijuar për orë të tëra. Hedhja e gurëve dhe bombave molotov, ndërhyrjet e policisë me ujë me presion dhe ndalimet e qytetarëve kanë shënuar disa nga momentet më të tensionuara të ditës. whatsapp image 2026 10 17 at 174226 674 382 1792252171xplagosuri 810 whatsapp image 2026 10 17 at 174348 Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen Aktualitet Skënder Hita shfaqet te Kryeministria mes përplasjeve, drejtori i Policisë vendos maskën kundër gazit 17 Tetor 2026, 17:3417:34Aktualitet Policia ndërhyn nga disa drejtime, tenton të kapë në befasi protestuesit; shoqërohen disa persona 17 Tetor 2026, 17:1817:18Aktualitet Tensione pranë Piramidës, “Shqiponjat” dhe "Operacionalja" ndërhyjnë ndaj protestuesve, hidhen gurë dhe molotovë 17 Tetor 2026, 17:1117:11Aktualitet Video/ Revolta qytetare, momenti kur protestuesi ngjitet mbi ujëhedhësen e policisë 17 Tetor 2026, 17:0517:05Aktualitet Protestat në Tiranë/ Gjykata lë në burg 8 persona, 12 të tjerë me detyrim paraqitjeje 17 Tetor 2026, 17:0017:00Aktualitet Kaos total para Kryeministrisë, tym e flakë kudo; policia dhe protestuesit përplasen ashpër 17 Tetor 2026, 16:5816:58Aktualitet

