Lajme Zone
Kaos në aeroportet britanike! Defekti i dytë brenda muajit shkakton anulime dhe vonesa fluturimesh, kërkohet dorëheqja e shefit të kontrollit ajror
BotëReport TV

Kaos në aeroportet britanike! Defekti i dytë brenda muajit shkakton anulime dhe vonesa fluturimesh, kërkohet dorëheqja e shefit të kontrollit ajror

Problemet më të mëdha u regjistruan në aeroportet e Edinburgut, Glasgout dhe Newcastle. Ndërkohë, vonesa dhe anulime pati edhe në Manchester, Birmingham, Belfast, London Luton, London Gatwick, si dhe në aeroportin e Dublinit në Irlandë.

Qindra pasagjerë u përballën të hënën me anulime dhe vonesa fluturimesh në Britaninë e Madhe dhe Irlandë, pasi sistemi i kontrollit të trafikut ajror pësoi një tjetër problem teknik, të dytin brenda këtij muaji. Operatori britanik i kontrollit ajror NATS njoftoi se problemi u shkaktua nga një defekt në rrjetin e lidhjes së sistemeve në qendrën e tij në Prestwick të Skocisë. Sipas kompanisë, ky incident nuk kishte lidhje me problemin teknik që shkaktoi kaos në fillim të shtatorit. LEXO edhe...Angli/ Katër 17-vjeçarë shqiptarë të zhdukur gjatë këtyre viteve, kërkohet ndihma e publikut për gjetjen e tyre Rreth orës 11:00 sipas orës lokale, NATS bëri të ditur se defekti ishte zgjidhur dhe se po punonte me linjat ajrore dhe aeroportet për të hequr kufizimet e trafikut ajror. Kompania u kërkoi ndjesë pasagjerëve për shqetësimin e shkaktuar. Sipas të dhënave të Flightradar24, problemet më të mëdha u regjistruan në aeroportet e Edinburgut, Glasgout dhe Newcastle. Ndërkohë, vonesa dhe anulime pati edhe në Manchester, Birmingham, Belfast, London Luton, London Gatwick, si dhe në aeroportin e Dublinit në Irlandë. Aeroporti i Glasgout paralajmëroi se, edhe pse defekti teknik u zgjidh, vonesat mund të vazhdojnë për shkak të efekteve zinxhir në të gjithë rrjetin ajror. Edhe aeroporti i Manchesterit njoftoi se operacionet po riktheheshin gradualisht në normalitet, por nuk përjashtoi ndërprerje të tjera. Autoritetet aeroportuale u kanë kërkuar pasagjerëve të kontrollojnë statusin e fluturimeve me kompanitë ajrore përpara se të nisen drejt aeroportit. Pas incidentit të ri, kompania ajrore Ryanair kërkoi dorëheqjen e drejtorit ekzekutiv të NATS, Martin Rolfe. "Pasagjerët në Britaninë e Madhe nuk mund të vazhdojnë të vuajnë ndërprerje të përsëritura për shkak të dështimeve të sistemeve, procedurave të pamjaftueshme rezervë dhe menaxhimit të dobët", deklaroi kompania. U.D/ReportTv.al angli mbreteri e bashkuar Britani e Madhe fluturime Komento Komente Sondazhi i ditës: Haga dënon me 81 vite burg 4 ish-krerët e UÇK-së, si e vlerësoni? Të drejtë 6.8% Të gabuar 88.1% Nuk e di 5.1% Vota total: 6381 Sondazhi i ditës: Haga dënon me 81 vite burg 4 ish-krerët e UÇK-së, si e vlerësoni?