Lajme Zone
PolitikëReport TV
Ky artikull është pjesë e një historie me 5 burime — Krahaso mbulimin →

LIVE 'Flamingoja e Zvërnecit e ktheu Shqipërinë në adresë botërore', Rama me diasporën në Michigan: Shqiptarët nuk pranojnë më të kënaqen me pak


Në fjalën e tij, Rama u ndal te protesta për flamingon në Zvërnec, të cilën e cilësoi një shenjë të ndryshimit të qasjes së shoqërisë shqiptare.

Kryeministri Edi Rama po zhvillon një takim me komunitetin shqiptar në Michigan, në nisje të vizitës së tij në Shtetet e Bashkuara, përpara pjesëmarrjes në punimet e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së në Nju Jork. Në fjalën e tij, Rama u ndal te protesta për flamingon në Zvërnec, të cilën e cilësoi një shenjë të ndryshimit të qasjes së shoqërisë shqiptare. LEXO edhe...Iu ndalua të hynin në Shtëpinë e Bardhë, CNN, MS Now dhe Politico padisin administratën Trump “Para pak ditësh po lexoja që jo shumë larg nga këtu ku jemi sot, 2 apo 3 vjet më parë, disa gjuetarë patash vunë re për herë të parë një flamingo. Komisioni shtetëror i regjistrimit të shpendëve në amerikë e certifikoi zyrtarisht praninë e shpendit dhe equajtu një prani jashtëzakonisht të rrallë. Këtë verë, flamingo u bë figura më popullore e Shqipërisë, doli nga laguna erdhi në Tiranë, pushtoi bulevardin dhe mori vëmendje në të katër anët e globit. Askujt nuk do ti kishte shkuar mendja se si një shpend aq i hijshëm i brishtë dhe i urtë do ta kthente shqipërinë në një adresë botërore të një debati shumë planësh për natyrën, zhvillimin, turizmin, trampizmin. Përtej këtij të fundit që e globalizoi flamengon e Zvërnecit pati diçka domethënëse në manifestimin qytetar ytë protestës së qershorit që jo vetëm tërhoqi vëmendje por edhe mbështetjen e shumë kujt. Deri dje natyra dhe gjallesat e saj masakroheshin në Shqipëri si askush në botë dhe askush nuk pipëtinte. Shqipëria lëndohej në shumë mënyra dhe askush nuk e shihte. Jeta në Shqipëri zhvillohej me idenë se ka dhe më keq. Sot kur shumë gjëra kanë ndryshuar, shqiptarët po jetojnë me idenë se ka dhe më mirë. Këtë qasje të re të shoqërisë e vulosi ai manifestim. Një shoqëri që kërkon më shumë ëshjtë një shoqëri që është ngritur që e ka pare dhe horizonitin dhe nuk pranon ta ulë shikimin” tha Rama në fjalën e tij. Lajmi në përditësim U.D/E.H/ReportTv.al Revolucioni i flamingove protestat kunder qeverise SHBA Michigan edi rama Komento Komente Sondazhi i ditës: Haga dënon me 81 vite burg 4 ish-krerët e UÇK-së, si e vlerësoni? Të drejtë 6.8% Të gabuar 88.1% Nuk e di 5.1% Vota total: 6430 Sondazhi i ditës: Haga dënon me 81 vite burg 4 ish-krerët e UÇK-së, si e vlerësoni?