Lajme Zone
Kampion Mesdheu në shkëputje dhe medalje në shtytje, Briken Calja shkëlqen edhe me rekorde në Itali
SportReport TV
Ky artikull është pjesë e një historie me 5 burime — Krahaso mbulimin →

Kampion Mesdheu në shkëputje dhe medalje në shtytje, Briken Calja shkëlqen edhe me rekorde në Itali

Briken Calja ka shkëlqyer në Lojërat Mesdhetare 2026 që po zhvillohen në Taranto të Italisë. 36-vjeçari rezultatin më të lartë pati medaljen e artë në stilin e shkëputjes në peshëngritje, duke ngritur në provën e tretë 154 kilogramë. Kjo provë rezultoi edhe rekord mesdheu në kategorinë 75 kilogramë, ndërsa i dha Brikenit medaljen e artë. Në stilin e shtytjes Briken Calja realizoi vetëm provën e dy

Briken Calja ka shkëlqyer në Lojërat Mesdhetare 2026 që po zhvillohen në Taranto të Italisë. 36-vjeçari rezultatin më të lartë pati medaljen e artë në stilin e shkëputjes në peshëngritje, duke ngritur në provën e tretë 154 kilogramë. Kjo provë rezultoi edhe rekord mesdheu në kategorinë 75 kilogramë, ndërsa i dha Brikenit medaljen e artë. Në stilin e shtytjes Briken Calja realizoi vetëm provën e dytë, duke ngritur 184 kilogramë. Kjo i mundësoi peshëngritësit të Shqipërisë vendin e tretë në këtë disiplinë dhe për rrjedhojë medaljen e bronztë. LEXO edhe...Lojërat Mesdhetare/ Shqipëria pa medalje në xhudo dhe qitje, eliminohen Çullhaj, Brahimaj e Konini Në total Briken Calja ngriti 338 kilogramë, 2 më pak se turku Genc Fehmi. Me dy medaljet e Briken Caljes Shqipëria shkoi në kuotën e 5 medaljeve në Lojërat Mesdhetare. Më herët, të 3 medaljet kishin ardhur nga sporti i mundjes. Medalje ari fitoi Islam Dudajev, medalje argjendi Zelimkhan Abakarov dhe medalje bronzi Ardit Zeneli. Lojërat Mesdhetare të Tarantos kanë nisur me 21 gusht dhe përfjnë me 3 shtator. Ora 14:10 Briken Calja shkëlqen në Lojërat Mesdhetare, Begaj: Një rekord i ri që na bën krenarë Foto: Bajram BegajPresidenti Bajram Begaj ka përgëzuar peshëngritësin Briken Calja për fitimin e medaljes së artë në Lojërat Mesdhetare “Taranto 2026”.Calja shkëlqeu në kategorinë deri në 75 kilogramë, duke thyer edhe katër rekorde mesdhetare.Kreu i Shtetit e cilësoi rezultatin një arritje që bën krenare të gjithë Shqipërinë.“Urime peshëngritësit tonë, Briken Calja, për medaljen e artë në Lojërat Mesdhetare Taranto 2026! Një rekord i ri që na bën krenarë. Urime, Briken! Shqipëria krenohet me ty!”, shkroi Presidenti Begaj. Share Ne.k./Xh.K/ReportTv.al peshengritje lojerat mesdhetare Briken Calja Komento Komente Sondazhi i ditës: Bashkia e Tiranës pa drejtues në zyrë, kush e ka përgjegjësinë? Politika 30.7% Drejtësia 65.6% Nuk e di 3.7% Vota total: 2684 Sondazhi i ditës: Bashkia e Tiranës pa drejtues në zyrë, kush e ka përgjegjësinë?