Një qytetar i është drejtuar redaksisë së JOQ Albania për të denoncuar një situatë të rrezikshme në aksin pranë Urës së Vashës.
Në pamjet e dërguara, automjetet shihen duke dalë nga tuneli, ndërsa pranë daljes së tij krijohet një situatë e rrezikshme në qarkullim.
Sipas denoncuesit, një drejtues mjeti ka kryer një manovër që rrezikoi automjetet e tjera në rrugë.
“Përshëndetje JOQ, nga tuneli te Ura e Vashës, desh na mori në qafë. Publikoje të lutem.”
JOQ Albania publikon pamjet e dërguara nga qytetari dhe kërkon që autoritetet të verifikojnë rastin. View this post on Instagram A post shared by JOQ News (@joqnews)

