Lajme Zone
Kamëz/ I riu humb kontrollin e mjetit dhe përplaset me makinën e Policisë, lëndohen 2 efektivë! 26-vjeçari shoqërohet në komisariat
Të tjeraShqiptarja
Ky artikull është pjesë e një historie me 3 burime — Krahaso mbulimin →

Kamëz/ I riu humb kontrollin e mjetit dhe përplaset me makinën e Policisë, lëndohen 2 efektivë! 26-vjeçari shoqërohet në komisariat

Dy efektivë policie mbetën të lënduar pasi automjeti i tyre u godit nga makina e një 26-vjeçari në Kamëz. Policia thotë se i riu dyshohet se humbi kontrollin e mjetit dhe mohon raportimet në media se  aksidenti ndodhi gjatë një ndjekjeje policore.

TIRANË- Dy efektivë policie kanë mbetur të lënduar pasi makina e tyre u përplas me një tjetër automjet në Kamëz. Sipas Policisë së Tiranës, makina e policisë ishte duke patrulluar në zonë kur u godit nga një automjet që drejtohej nga një 26-vjeçar. I riu po lëvizte nga qendra e Kamzës në drejtim të rrugës “Berisha” dhe dyshohet se humbi kontrollin e makinës. LEXO EDHE:Rama mbledh sot të deleguarit për Tiranën dhe deputetët e qarkut, në fokus zbatimi i ‘Besës’ në terren! Dy efektivët e lënduar janë dërguar në spital dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën, ndërsa 26-vjeçari nuk ka pësuar dëmtime. Policia mohon raportimet në media se aksidenti ka ndodhur gjatë një ndjekjeje policore. 26-vjeçari është shoqëruar në komisariat, ndërsa po sqarohen rrethanat e aksidentit. Reagim i Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë Në lidhje me një lajm të publikuar në media, për një përplasje të një automjeti të Policisë me një automjet tjetër, në Kamëz, sqarojmë se pretendimi se përplasja ka ndodhur gjatë një ndjekjeje policore është i pavërtetë. Automjeti i Policisë, i cili ishte duke patrulluar në territorin ku ishte planifikuar me shërbim, është goditur nga një automjet me drejtues shtetasin R. T., 26 vjeç, i cili, teksa lëvizte nga qendra e Kamzës në drejtim të rrugës “Berisha”, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit. Si pasojë e përplasjes, janë dëmtuar 2 punonjës policie, të cilët po marrin trajtim mjekësor në spital, jashtë rrezikut për jetën. 26-vjeçari nuk ka pësuar dëmtime dhe është shoqëruar në ambientet e Komisariatit të Policisë, ku po kryhen veprimet procedurale për dokumentimin dhe sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit. SI.E./Shqiptarja.com TAG: kamez aksident Tirane Sa e vlerësoni këtë artikull? ★ ★ ★ ★ ★ 4.0 / 5 (1 vlerësim) Faleminderit! LAJMET MË TË VLERËSUARA Komente Komento Sondazhi i ditës:

24 Gusht, 21:21

Si ju duket plani i qeverisjes i paraqitur në Pogradec nga Rama? Mirë 52.3% Keq 34.9% Nuk e di 12.8% Vota total: 5136 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 24 Gusht, 21:21 Si ju duket plani i qeverisjes i paraqitur në Pogradec nga Rama?