Lajme Zone
‘Kam vrarë mamin’, rrëfimi nga psikiatria i 21-vjeçarit shqiptar në Itali: Tentova t’i jepja fund jetës
BotëReport TV
Ky artikull është pjesë e një historie me 2 burime — Krahaso mbulimin →

‘Kam vrarë mamin’, rrëfimi nga psikiatria i 21-vjeçarit shqiptar në Itali: Tentova t’i jepja fund jetës

Marrja në pyetje e Eduart Xhanit, 21-vjeçarit shqiptar, i cili vrau nënën e tij, Meleqe Lusha, 39 vjeçe, në banesën e tyre në Chiari, Brescia, është zhvilluar në spital, në repartin e psikiatrisë. Tentativa për vetëvrasje LEXO edhe...Pastruan 14 mln €, goditet organizata kriminale shqiptare në Itali! Paratë e drogës qarkullonin edhe me lingota ari! 6 në pranga, 52 nën hetim dhe 2 kompani të sekues

Marrja në pyetje e Eduart Xhanit, 21-vjeçarit shqiptar, i cili vrau nënën e tij, Meleqe Lusha, 39 vjeçe, në banesën e tyre në Chiari, Brescia, është zhvilluar në spital, në repartin e psikiatrisë. Tentativa për vetëvrasje LEXO edhe...Pastruan 14 mln €, goditet organizata kriminale shqiptare në Itali! Paratë e drogës qarkullonin edhe me lingota ari! 6 në pranga, 52 nën hetim dhe 2 kompani të sekuestruara I riu, i cili ndodhet i shtruar në spital pasi iu nënshtrua vizitave nga mjekët specialistë në orët pas krimit, konfirmoi se kishte vrarë nënën e tij. Ai shtoi se kishte tentuar gjithashtu t'i jepte fund jetës së tij përpara se të kryente vrasjen, por s’mundi. Një krim pa motiv të qartë Përgjigjet që ka dhënë lidhur me arsyen përse vrau nënën kanë qenë të paqarta, aq sa u bë i nevojshëm transferimi i tij në spital, pasi fillimisht ishte dërguar në burg. Xhani, i cili më parë kishte punuar si punëtor krahu dhe së fundmi ishte punësuar si kamerier në restorantin Burger King në Rovato, është fëmija i vetëm i familjes. Rreth orës 21:00, ndërsa ndodhej në kuzhinë me nënën e tij, ai mori një thikë dhe e goditi disa herë në fytyrë dhe në kraharor, duke i shkaktuar vdekjen. Në pamje të parë, gjithçka duket si një shpërthim i papritur dhune pa ndonjë shkak të qartë, gjatë një mbrëmjeje të zakonshme dhe pa grindje apo tensioneve të dukshme mes tyre. Arratisja dhe më pas dorëzimi në komisariat Pas krimit, i riu, i cili nuk ka precedentë penalë, u largua nga vendi i ngjarjes. Personat që e njihnin e përshkruanin si një njeri të mbyllur në vetvete dhe të heshtur. Për gati dhjetë orë ai lëvizi me automjet nëpër Brescia e Cremona, ende me rrobat e ndotura nga gjaku i nënës që sapo kishte vrarë, në errësirë dhe në gjendje të rënduar psikologjike. Më pas, dje rreth orës 07:00, ai ndaloi Audi-n e tij përpara kazermës së karabinierëve në Kremona. Automjetin e drejtonte pavarësisht se leja e drejtimit i ishte pezulluar. Kur një efektiv doli për ta pritur, i riu i rrëfeu: “Kam vrarë mamin tim. Në shtëpinë tonë”./Il Giorno P.J/ReportTv.al Eduart Xhani Meleqe Lusha brescia itali vrasje me thike Komento Komente Sondazhi i ditës: Cilin mbështesni në përplasjen politike që u hap? Ramën 54.9% Veliajn 23.7% Asnjërin 21.4% Vota total: 594 Sondazhi i ditës: Cilin mbështesni në përplasjen politike që u hap?