Marrja në pyetje e Eduart Xhanit, 21-vjeçarit shqiptar, i cili vrau nënën e tij, Meleqe Lusha, 39 vjeçe, në banesën e tyre në Chiari, Brescia, është zhvilluar në spital, në repartin e psikiatrisë. Tentativa për vetëvrasje I riu, i cili ndodhet i shtruar në spital pasi iu nënshtrua vizitave nga mjekët specialistë në orët pas krimit, konfirmoi se kishte vrarë nënën e tij. Ai shtoi se kishte tentuar gjithashtu t'i jepte fund jetës së tij përpara se të kryente vrasjen, por s’mundi. LEXO EDHE:Pastruan 14 mln €, goditet organizata kriminale shqiptare në Itali! Paratë e drogës qarkullonin edhe me lingota ari! 6 në pranga, 52 nën hetim dhe 2 kompani të sekuestruara Një krim pa motiv të qartë Përgjigjet që ka dhënë lidhur me arsyen përse vrau nënën kanë qenë të paqarta, aq sa u bë i nevojshëm transferimi i tij në spital, pasi fillimisht ishte dërguar në burg. Xhani, i cili më parë kishte punuar si punëtor krahu dhe së fundmi ishte punësuar si kamerier në restorantin Burger King në Rovato, është fëmija i vetëm i familjes. Rreth orës 21:00, ndërsa ndodhej në kuzhinë me nënën e tij, ai mori një thikë dhe e goditi disa herë në fytyrë dhe në kraharor, duke i shkaktuar vdekjen. Në pamje të parë, gjithçka duket si një shpërthim i papritur dhune pa ndonjë shkak të qartë, gjatë një mbrëmjeje të zakonshme dhe pa grindje apo tensioneve të dukshme mes tyre. Arratisja dhe më pas dorëzimi në komisariat Pas krimit, i riu, i cili nuk ka precedentë penalë, u largua nga vendi i ngjarjes. Personat që e njihnin e përshkruanin si një njeri të mbyllur në vetvete dhe të heshtur. Për gati dhjetë orë ai lëvizi me automjet nëpër Brescia e Cremona, ende me rrobat e ndotura nga gjaku i nënës që sapo kishte vrarë, në errësirë dhe në gjendje të rënduar psikologjike. Më pas, dje rreth orës 07:00, ai ndaloi Audi-n e tij përpara kazermës së karabinierëve në Kremona. Automjetin e drejtonte pavarësisht se leja e drejtimit i ishte pezulluar. Kur një efektiv doli për ta pritur, i riu i rrëfeu: “Kam vrarë mamin tim. Në shtëpinë tonë”./Il Giorno P.J P.J Shqiptarja.com TAG: Eduart Xhani Meleqe Lusha brescia itali vrasje me thike Sa e vlerësoni këtë artikull? ★ ★ ★ ★ ★ 0.0 / 5 (0 vlerësime) Faleminderit! LAJMET MË TË VLERËSUARA Komente Komento Sondazhi i ditës:
3 Nëntor, 11:50
Cilin mbështesni në përplasjen politike që u hap? Ramën 54.9% Veliajn 23.7% Asnjërin 21.4% Vota total: 594 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 3 Nëntor, 11:50 Cilin mbështesni në përplasjen politike që u hap?

