Lajme Zone
'Kam frikë se do t’i bëjë keq babait'/ Ekskursioni me koleget 'mollë sherri' mes Xhuana Nikollajt e Eraldo Fizit! Ish i fejuari e kërcënonte vazhdimisht
Të tjeraShqiptarja
Ky artikull është pjesë e një historie me 2 burime — Krahaso mbulimin →

'Kam frikë se do t’i bëjë keq babait'/ Ekskursioni me koleget 'mollë sherri' mes Xhuana Nikollajt e Eraldo Fizit! Ish i fejuari e kërcënonte vazhdimisht

Motra e ka këshilluar Xhuana Nikollajn të denonconte Eraldo Fizin për dhunën, por ajo kishte frikë se ish-partneri mund të lëndonte babanë e tyre. Mbrëmjen para ngjarjes, konflikti mes ish-çiftit lidhej me një ekskursion pune të 25-vjeçares ku ish i fejuari e kishte ndjekur.

Top Channel ka siguruar dosjen hetimore për vetëvrasjen e Xhuana Nikollajt, ku zbardhen detaje të reja nga dëshmitë dhe komunikimet e saj para se të ndërmerrte aktin ekstrem. Në dosjen e siguruar nga gazetarja Brixhilda Deda, është administruar edhe dëshmia e një prej mikeshave me të cilën Xhuana ndante banesën me qira. Po ashtu, hetuesit kanë sekuestruar dhe analizuar komunikimet e saj me të motrën, të zhvilluara pak para ngjarjes. Nga këto komunikime mësohet se Xhuana i ka treguar motrës për situatën e krijuar dhe shqetësimet që kishte. Motra e ka këshilluar që të shkojë në polici dhe të denoncojë Eraldo Fizin për dhunën e pretenduar. LEXO EDHE:Xhuana Nikollaj i dha fund jetës pas dhunës, gjykata cakton arrest në burg për ish-burrin, Eraldo Fizi Por Xhuana nuk ka pranuar. Në komunikim ajo shpreh frikën se, nëse do të bënte denoncim, Fizi mund t’i bënte diçka të keqe babait të saj. Një tjetër detaj që del në dosjen hetimore lidhet me mbrëmjen para ngjarjes. Sipas të dhënave të administruara nga hetuesit, shkak i konfliktit dyshohet të ketë qenë një ekskursion pune ku Xhuana kishte marrë pjesë me rastin e festave të 7 dhe 8 Marsit. Në dosje thuhet se ekziston dyshimi se Fizi e ka ndjekur Xhuanën pas ekskursionit. Dëshmitë, komunikimet dhe të dhënat e administruara në dosje po analizohen nga grupi hetimor për të rindërtuar dinamikën e plotë të ngjarjeve që i paraprinë vetëvrasjes së të resë. Po ashtu, në dëshminë e dhënë nga motrat e Xhuana Nikollit, tregohet që ka pasur debate të herëpashershme me Eraldo Fizin. Madje, shpeshherë ai i dërgonte video të ndjerës duke ecur me shpejtësi të lartë dhe që do të lëndonte veten nga ndarja me të. Po ashtu, shpeshherë, sipas dëshmisë së dhënë nga motra e saj, ai i bënte presion duke i thënë se do të lëndonte babain e saj, pasi e dinte që Xhuana e kishte pikë të dobët. Ndër të tjera, në dëshminë e tyre tregojnë që po ashtu ky i fundit i ka bërë presion duke i thënë që do të shkonte t’i tregonte babait të saj se ka qenë ai që e ka dhunuar një natë më parë Xhuana Nikollajn. Sakaq, ende nuk dihet sesi dhe ku Xhuana ka arritur të sigurojë fostoksinën./Top Channel P.J/Shqiptarja.com TAG: Xhuana Nikollaj Eraldo Fizi Sa e vlerësoni këtë artikull? ★ ★ ★ ★ ★ 5.0 / 5 (1 vlerësim) Faleminderit! LAJMET MË TË VLERËSUARA Komente Komento Sondazhi i ditës:

30 Shtator, 16:02

Kufizim për arrestin në burg, a jeni dakord me ndryshimet e propozuara në Kodin e Procedurës Penale? Po 69.2% Jo 25.9% Jam i/e dyzyuar 4.9% Vota total: 3931 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 30 Shtator, 16:02 Kufizim për arrestin në burg, a jeni dakord me ndryshimet e propozuara në Kodin e Procedurës Penale?