Protesta kundër qeverisë së Edi Ramës vijon për të 134-ën ditë, ndërsa pjesëmarrësve në tubimin në Tiranë u janë bashkuar edhe qytetarë që jetojnë në emigrim. Një prej tyre deklaroi se kishte ardhur nga Italia posaçërisht për të marrë pjesë në protestë. Ai vlerësoi qëndresën e protestuesve, duke treguar se gjatë 133 ditëve të mëparshme e kishte ndjekur tubimin përmes telefonit dhe televizorit. “Kam ardhur nga Italia vetëm për të marrë pjesë në ditën e 134-t të protestës. Protesta është gjëja më e bukur që në 133 ditë e kam ndjekur nëpërmjet telefonit dhe televizorit. Edhe ne i vuajmë vuajtjet tuaja. Vërtet kemi ikur larg, por nuk kemi ndërruar emrin dhe kombësinë, do të vdesim këtu”, u shpreh qytetari. Ai theksoi se emigrantët nuk mund të jenë fizikisht çdo ditë në protestë, por mbështesin qytetarët që vijojnë qëndresën në Shqipëri. “Ne jemi në emigrim dhe nuk mund të jemi fizikisht çdo ditë këtu, por shpirtin, mendjen dhe zemrën e kemi këtu me ju”, deklaroi ai.
Qytetari kritikoi gjithashtu situatën ekonomike dhe qeveritarët, duke vënë në dukje vështirësitë me të cilat përballen qytetarët e zakonshëm.
“Shqiptarët kanë halle buke, ndërsa këtu bëhen milionerë për tri ditë. Kemi tërë jetën që punojmë e nuk bëhemi dot”, përfi ai. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
