Lajme Zone
“Kam 3 net që vij në spital me dhimbje të forta, s’më shtrojnë dhe s’më gjejnë çfarë kam”
EkonomiJOQ Albania

“Kam 3 net që vij në spital me dhimbje të forta, s’më shtrojnë dhe s’më gjejnë çfarë kam”

Një qytetar nga Shijaku i është drejtuar redaksisë së JOQ Albania me një apel të fortë për ndihmë, duke denoncuar atë që e cilëson si indiferencë nga ana e Spitalit Rajonal të Durrësit, ku thotë se prej tri netësh paraqitet me dhimbje të padurueshme, por pa marrë zgjidhje për problemin e tij shëndetësor.

Në videon e dërguar në redaksi, qytetari shfaqet dukshëm i revoltuar dhe në gjendje dëshpërimi, teksa filmon veten në ambientet e spitalit dhe i drejtohet me tone të forta institucionit, duke kërkuar që të shtrohet dhe t'i gjendet shkaku i dhimbjeve.

“Kam tre net që vij me ambulancë. Jam në ekstrem, me dhimbje të tmerrshme. Më bëni derman, Spitali i Durrësit! Më shtroni në spital, më gjeni çfarë kam”, shprehet ai në video.

Në komunikimin me redaksinë, qytetari tregon se prej rreth një viti e gjysmë vuan nga probleme të rënda shëndetësore, por ende nuk ka marrë një diagnozë të qartë. Ai pretendon se gjatë kësaj periudhe ka marrë dhjetëra injeksione dhe medikamente, mes tyre edhe morfinë e diazepam, por dhimbjet vijojnë të jenë të padurueshme.

Sipas tij, pavarësisht paraqitjeve të përsëritura në spital dhe rekomandimit për t'u shtruar, nuk është pranuar për trajtim spitalor. Qytetari thotë gjithashtu se është i papunë prej dy vitesh dhe se ndihet i braktisur përballë situatës së tij shëndetësore.

Ai e përshkruan atë që po përjeton si indiferencë totale dhe kërkon ndërhyrje për të marrë ndihmën mjekësore që i nevojitet.

JOQ Albania i bën thirrje Spitalit Rajonal të Durrësit dhe Ministrisë së Shëndetësisë të reagojnë urgjentisht, të sqarojnë se çfarë trajtimi i është ofruar qytetarit, përse nuk është kryer shtrimi i tij, nëse ka pasur një rekomandim të tillë dhe çfarë masash do të merren për të përcaktuar shkakun e dhimbjeve që ai raporton.