Egërsia e mesazheve që depërtojnë nga profilet e shtyrë nga Garda Revolucionare e Ajatullahëve për apokalipsin e 28 nëntorit në Tiranë, nuk është asgjë tjetër veçse rënia e siparit final. Këtu aktorët kryesorë, me një rrjet të gjerë organizatash financuese, tre të cilat, pjesë e Vëllazërisë Muslimane, një në Tiranë, një në Shkup e një në Prishtinë u shpallën terroriste nga një gjykatë egjiptiane, edhe pse mund të mbajnë maska nuk fshihen dot në flamingot rozë, siç bënë që nga qershori. LEXO edhe...Ibrahimaj në Forumin Ekonomik të Vjenës: Shqipëria synon të tërheqë investime dhe të forcojë bashkëpunimin ekonomik rajonal Aktorët e faktorët që kanë një adresë qartësisht pranë islamit politik me tangenciale iraniane apo turke, kanë braktisur ngjyrën rozë dhe maskotin e shpendit që erdhi si simbol nga e majta amerikane, duke gjetur prehë tek flamuri kombëtar dhe symboli i UÇK-së. Madje edhe emrin e lëvizjes që tashmë është qartësisht motorri kryesor i lëvizjes së dhunshme quhet Lëvizja Rinore Nacionaliste. Por këta “nacionalistë” kanë kërcënuar që të djegin Tiranën edhe më keq pikërisht më 28 nëntor, ditën e flamurit dhe festën kombëtare. Ky kërcënim nuk është aspak një karshillëk virtual, pasi duket një objektiv i rëndësishëm për ta realizuar, që nënkupton një përsëritje zjarresh e nuk është çudi përgjakje e ditës më të rëndësishme kombëtare. Pasi ka një qasje, një imperativ strategjik për ta ndalur Tiranën e Shqipërinë në vrapin e saj drejt Bashkimit Europian. Vrap, që është lehtësuar politikisht nga Brukseli, që erdhi sot me zërin e Kreut të qeverisë së saj, Ursula Von der Leyen. Në këtë kuadër, në Tiranë, këtë vrap po e bën vetëm mazhoranca, e cila, dukshëm fiton pikë e favore, por në fund të fundit, fruti që mund të përfitohet nga anëtarësimi mund e do të ëmbëlsojë të gjithë. Edhe opozitën e Sali Berishës, edhe të Qorit, Lapajt e Shehajt, edhe pse do të shikojnë përfitimet më të mëdha politike nga ai që është në qeveri. I vetmi segment që nuk përfiton, apo që e pengon hyrja e Shqipërisë në BE është ai që vjen nga Islami politik. Ngaqë me hyrjen në BE, praktikisht vdes politikisht dhe humb kauzën; s’mund të na çajë më dërrasat për të mirat që sipas tyre kemi pasur nga Porta e Lartë. Përveç si barsaleta… A.C/ReportTv.al ylli pata Tirane sali berisha nacionalistet Bashkimi Europian Komento Komente Sondazhi i ditës: Rama shkarkon Veliaj nga drejtimi i PS-së së Tiranës, si e vlerësoni? Të drejtë 62.2% Të gabuar 27.5% Nuk e di 10.3% Vota total: 4199 Sondazhi i ditës: Rama shkarkon Veliaj nga drejtimi i PS-së së Tiranës, si e vlerësoni?
