Lajme Zone
Kaloi rininë në internim, poeti vlonjat Neki Ngucaj zgjedh bibliotekën e Lushnjës për të promovuar 16 librat e tij
KulturëReport TV

Kaloi rininë në internim, poeti vlonjat Neki Ngucaj zgjedh bibliotekën e Lushnjës për të promovuar 16 librat e tij

U promovua sot krijimtaria e poetit vlonjat, Neki Ngucaj, i cili ka qenë i internuar në komunizëm. Por vuajtjet i ka kthyer në frymëzim, ndaj zgjodhi Lushnjen, ku kaloi rinine për të prezantuar para artdashëseve 16 librat e tij.

Salla e bibliotekës së Lushnjës u mbush me intelektualë, artistë dhe qytetarë që u mblodhën për të promovuar krijimtarinë e pasur, prej 16 librash në prozë e poezi të poetit vlonjat Neki Ngucaj. Nga kalvari i internimit te ndërtimi i veprave industriale, ai kaloi një jetë të vështirë në komunizëm por nuk u dorëzua. LEXO edhe...Mbahet në Toshkëz të Lushnjës, 'Festa e vreshtarisë'! Tradita dhe puna e fermerëve në një panair Siç tregon, shkrimtari Kozma Gjini, në letersinë e Ngucajt qëndron forca e një njeriu që e shndërroi vuajtjen në frymëzim. “Nëntorët në heshtje”, “Zemërimi i perëndive” dhe “Mithollogjia jonë dhe arbereshët” janë disa prej librave të tij. Prej moshës së thyer dhe sëmundjeve, Neki Ngucaj shprehet se rrugëtimi i tij letrar ka përfunduar por e rëndësishme është se ka mundur të hedhë në leter ccdo përjetim. Promovimi u mbyll në mënyrë emocionuese me performancat e tenorëve Kastriot Tusha dhe Josif Gjipali. Ndërsa momenti më i veçantë eshte kur 93-vjeçari interpreton me fyell para të pranishmëve. Xh.K/ReportTv.al Neki Ngucaj lushnje Fier Komento Komente Sondazhi i ditës: Haga dënon me 81 vite burg 4 ish-krerët e UÇK-së, si e vlerësoni? Të drejtë 6.2% Të gabuar 89.1% Nuk e di 4.7% Vota total: 4394 Sondazhi i ditës: Haga dënon me 81 vite burg 4 ish-krerët e UÇK-së, si e vlerësoni?