Lajme Zone
Kallas vlerëson ecurinë e Shqipërisë dhe Malit të Zi drejt anëtarësimit në BE: Janë pranë finishit, procesi të bazohet në merita dhe respektimin e ligjit
PolitikëReport TV
Ky artikull është pjesë e një historie me 2 burime — Krahaso mbulimin →

Kallas vlerëson ecurinë e Shqipërisë dhe Malit të Zi drejt anëtarësimit në BE: Janë pranë finishit, procesi të bazohet në merita dhe respektimin e ligjit

Shefja e diplomacisë europiane, Kaja Kallas vlerësoi përparimin e Shqipërisë dhe Malit të Zi drejt anëtarësimit në BE, duke theksuar se Podgorica është pranë përfundimit të procesit. Ajo nënvizoi se zgjerimi duhet të bazohet në meritat e secilit vend kandidat, respektimin e sundimit të ligjit dhe përmbushjen e reformave.

Shefja e diplomacisë europiane, Kaja Kallas ka vlerësuar ecurinë e Shqipërisë dhe Malit të Zi në procesin e integrimit në Bashkimin Europian, duke i cilësuar si vende që kanë bërë hapa të rëndësishëm drejt anëtarësimit. Në një intervistë për televizionin “France 24”, Kallas u shpreh se Mali i Zi mund ta përfjë procesin së shpejti, ndërsa Shqipëria, Moldavia dhe Ukraina janë gjithashtu ndër vendet që po përparojnë drejt anëtarësimit. LEXO edhe...Dorëheqje? Rama nga Dublini: Shqiptarët më kanë dhënë mandat të fortë, Kushnerit s'ia kemi shitur ishullin! Samiti i NATO-s do bëhet në Tiranë, mbase në 2028-ën (VIDEO) “Ne po vijojmë që të bëjmë hapa para me procesin e zgjerimit. Shpresojmë që Mali i Zi ta kalojë vijën e finishit së shpejti. Kemi edhe shtete të tjera të rëndësishme që janë vërtet shumë pranë tij në këtë proces. Kemi Shqipërinë, Moldavinë, Ukrainën, si dhe shtete të tjera që aspirojnë të bëhen anëtare të Bashkimit Evropian. Procesi i zgjerimit nga njëra anë është i vështirë, por është gjithashtu e rëndësishme që këto shtete të fitojnë qasje në tregun e përbashkët, si dhe në lëvizjen e lirë të njerëzve”, tha Kallas. Sipas Kallas, ky proces duhet të vijojë të bazohet në meritat individuale të secilit shtet kandidat, duke vlerësuar përmbushjen e kritereve dhe respektimin e sundimit të ligjit. “Ky proces duhet të vijoje që të jetë i bazuar në merita individuale. Zgjerimi duhet që të jetë gjithashtu një proces ku ne verifikojmë nëse një shtet kandidat respekton vërtet sundimin e ligjit dhe të gjitha parimet thelbësore që janë të rëndësishme për Bashkimin Evropian. Përndryshe, pasi këto shtete të jenë bërë pjesë e Bashkimit Evropian, zbatimi i reformave bëhet shumë më i vështirë sesa më parë. Mendoj se është e rëndësishme që të zgjerohemi sepse është një vendim gjeopolitik. Ajo që mendoj unë është se, në situatën aktuale të sigurisë, duhet të flasim edhe me qytetarët tanë për vlerat që këto shtete do të na sjellin në familjen evropiane”, tha Kallas. A.C/ReportTv.al Bashkimi Europian mali i zi shqiperia Kaja Kallas Komento Komente Sondazhi i ditës: Gjoba protestuesve që bllokojnë rrugët gjatë tubimeve, si e vlerësoni? Të drejtë 71.1% Të gabuar 25.9% Nuk e di 3.1% Vota total: 1959 Sondazhi i ditës: Gjoba protestuesve që bllokojnë rrugët gjatë tubimeve, si e vlerësoni?