Strukturat doganore në pikën e kalimit kufitar të Kakavijës kanë parandaluar një rast të dyshuar të kontrabandës së mallrave, pas kontrollit të imtësishëm të një autobusi të linjave të transportit të udhëtarëve. Gjatë kontrolleve në hyrje të territorit të Republikës së Shqipërisë, agjentët doganorë kanë përzgjedhur autobusin për verifikim fizik. Nga inspektimi i hollësishëm i mjetit, është zbuluar një sasi e konsiderueshme mallrash të padeklaruara, të cilat dyshohet se po tentoheshin të futeshin kontrabandë në vend. LEXO edhe...Kosova heton 10 të dyshuar për kontrabandë me mallra në veri të vendit Mes mallrave të sekuestruara janë steka me cigare, produkte parfumerie dhe artikuj të ndryshëm veshjesh. A.C/ReportTv.al mallra kontrabande kakavije Komento Komente Sondazhi i ditës: Ndëshkim financiar e penal dhunuesve në protesta, jeni dakord me masat? Po 76.4% Jo 20.5% Nuk e di 3.1% Vota total: 2063 Sondazhi i ditës: Ndëshkim financiar e penal dhunuesve në protesta, jeni dakord me masat?

