"Do të venë fluturim Kudo janë-e kudo s'janë, Nëpër qjell që s'ka mbarim, As fillim, as fund, as anë.” Vallja e Yjeve LEXO edhe...Rrënojat e shtëpisë së Mitrush Kutelit Disa vite më parë, me nje xhest për tu lëvduar Kryeministri i Shqipërisë nderoi Lasgush Poradecin, poetin e madh të shqiptarëve, me simbolikën e ngjitjes së tij në qiell. Avioni I pare i Air Albania u pagezua “Lasgushi” Ishte një simbolikë e gjetur. Në fund të fundit, Lasgushi ishte ndër të paktët që kishte guxuar të ngjitej në qiell me “Vallen e yjeve” duke i dhënë poezisë shqipe një përmasë që nuk njeh as kufij tokësorë, e as kohë. Unë e di veneracionin e dikurshem për gjeniun e letrave shqipe nga polemizuesi Edi Rama. Prandaj, për një kohë të gjatë, kam shpresuar se gjatë qeverisjes prej 14 vitesh, përpos simbolikës, do të gjendej edhe vullneti për t'i kushtuar Lasgushit një copëz të vogël toke ne Poradecin e tij. Një qoshkë modeste, atje ku poeti kaloi mbrëmjet e gjata në kullën e vogël, duke përkthyer Bërnsin, Shilerin, Pushkinin e të tjerë gjigantë të poezisë botërore. Nuk bëhej fjalë për ndonjë Muze madhështor, as për një kompleks kulturor me arkitektura futuriste e fasada të shtrenjta. Mjaftonte rindertimi I asaj shtëpie te vogël përdhese, me një kopsht me bar, ku dikur qëndronte një man i moçëm dhe ku rriteshin disa mollë te medha jeshile. Një portëz e thjeshtë që hapej drejt lumit dhe ku poeti dilte per te ‘gjezdisur anes gjolit te tij”. Një vend ku vizitori të mund të kuptonte se si jetoi, punoi dhe ëndërroi një nga poetët më të mëdhenj të Shqipërisë. Një shtëpize e tillë, jam i bindur, nuk do t'i kushtonte shtetit as sa një e dhjeta e kopshtit në Kryeministri. Por, me sa duket kjo paska qene nje shprese e kote. Dhe kështu, ndërsa Lasgushin e propagandes e ngritëm në qiell, kujtesen Lasgushiane në tokë e lamë në mëshirë të fatit. Sot, në Lagjen e Lasgushit ne Pogradec po kryhet nje lloj “restaurimi” i cili jo vetem po zhduk arkitekturen e dikurshme por po humb edhe hapsiren ku jetoi poeti. Bashke me te po humbet dalëngadalë edhe peizazhi njerëzor që e rrethonte poetin dhe që i dha jetë disa prej vargjeve më të bukura të letërsisë shqipe. Rrugica e ngushtë, e shtruar me gurë lumi, nëpër të cilën kalonte Lasgushi. Ajo rrugicë që të nxirrte në oborrin e shtëpisë së Mitrush Kutelit e, pak më lart, te Kroi që poeti e bëri të pavdekshëm me vargjet e Kroit të fshatit tone” nuk eshte me. Ajo Ishte një rrugicë e thjeshtë, pa pretendime estetike, ndertuar pa projekte zhvillimi dhe pa nderhyrjen dhe nevojën e ndonjë arkitekti të famshëm. Ishte shtruar thjesht me gurë lumi me mure të vjetër ng ate dyja anet dhe shtëpi me kujtesë që vetëm qytetet e vjetra dinë ta ruajnë. Në atë rrugicë dikur dëgjohej trokitja e shkopit të Lasgushit dhe herë pas here, lehja e mbytur e Çuçit, qenit të tij besnik. Te dy si hije kohesh te shkuara capiteshin ngadale nen driten e verdhe te nje llampe qe ndriconte zbehte rrugicen. Rrugicen e cila sot eshte mbyllur me mure, ku Gurët e lumit janë shkulur dhe godinat e vjetra po suvatohet e po modernizohen, pa respect te ndonjë kriteri te mirëfilltë shkencor restaurimi. Ndërkohë jo me larg se 20 metra nga shtepiza e Lasgushit ndodhen rrënojat e shtëpisë së Kutelit per te cilen disa Ministra Tuaj sa here qe donin vota premtonin se do ta ringrinin si dikur por themelet e saj sot nuk jane gje tjeter vecse një vend grumbullimi plehrash. Kjo është ironia e hidhur e kohës ku në emër të “restaurimit” po rrezikojmë të shkatërrojmë pikërisht atë që duhej të shpëtonim. Në emër të fasades, po zhdukim gjurmët e historisë. Dhe në emër të zhvillimit, po e bëjmë të kaluarën gjithnjë e më të huaj. Dhe kur fillojme te zhdukim rrugicat, gurët, krojet dhe shtëpitë që kanë mbajtur gjallë kujtimin e njerëzve të mëdhenj, nuk humbasim thjesht disa ndërtesa të vjetra. Humbasim dëshmitë e një bote që nuk mund të rikrijohet më. Dikur me nje ceremoni te bujshme e nderuam Lasgushin me metaforen e fluturimit. Dhe bëmë mirë. Por nderimi i një poeti nuk përfn me një ceremoni, me një simbol apo me një gjest që fotografohet bukur. Ai tregohet në mënyrën se si Shteti ruan kujtimin e tij per brezat e ardhshem, shtëpinë e tij, rrugën ku ecte, Kroin, Liqerin ku gjente frymëzim dhe peizazhin që e ushqeu shpirtin e tij. Nuk e di nëse Lasgushi, nga lartësitë ku eshte ngjitur mund ta shohë sot atë rrugicë. Nuk e di nëse mund t'i dallojë ende gurët e lumit, themelet e shtëpisë se Kutelit apo Kroin që dikur këndonte në vargjet e tij. Lasgushi do të vazhdojë të fluturojë në qiellin e poezisë shqipe edhe kur avionët që mbajnë emrin e tij të mos jenë më. Ndërsa ata që sot kanë në dorë të ruanin kujtimin e tij, rrugicën, Kroin e tij, rrezikojnë të mbeten në kujtesë pikërisht për atë që nuk donin të bënin. Sepse historia na mëson se ajo që mbetet në fund nuk është lartësia ku të ngre pushteti, por thellësia ku të vendos shpirti i një populli. U.D/ReportTv.al auron tare Lasgush Poradeci Komento Komente Sondazhi i ditës: Ndëshkim financiar e penal dhunuesve në protesta, jeni dakord me masat? Po 76.1% Jo 21% Nuk e di 3% Vota total: 2160 Sondazhi i ditës: Ndëshkim financiar e penal dhunuesve në protesta, jeni dakord me masat?

