Lajme Zone
PolitikëReport TV
Ky artikull është pjesë e një historie me 2 burime — Krahaso mbulimin →

Protestat/ Berisha: Deputetët e PD-së në komisionet parlamentare vetëm për të dënuar dhunën e egër ndaj protestuesve! Rama do ketë fatin e Vuçiç ose Çausheskut (VIDEO)


Kreu i PD, Sali Berisha bëri thirrje për protestë kombëtare të shtunën, në mbështetje të protestave të dhunshme që po zhvillohen prej ditësh në Tiranë. Thirrja e tij vjen pavarësisht dështimit të tubimit të thirrur prej tij disa ditë më parë, ku morën pjesë vetëm një grup militantësh.

Kryedemokrati Sali Berisha ka pretenduar se komisariatet e Policisë po ushtrojnë dhunë në mënyrë anti-kushtetuese ndaj qytetarëve në qytete të ndryshme të vendit, me qëllim që t’i pengojnë ata të marrin pjesë në protesta. Në një konferencë për mediat nga selia e PD-së, Berisha tha se drejtuesit dhe efektivët e Policisë shpresojnë që përmes frikës do të mund të shpëtojnë kryeministrin Edi Rama, të cilin e quajti ‘Vuçiçi shqiptar’. LEXO edhe...Tabaku akuza për dhunë policore në komision: Është bërë barbari ndaj të rinjve, Demo të raportojë! Bido: Mos bëni teatër, të maskuarit marrin molotovë nga selia e PD-së! Shefi i selisë blu ‘vuri bast’ se kryeministri Rama do të ketë fatin e Aleksandër Vuçiç, i cili humbi zgjedhjet në Serbi, ose të ish-diktatorit rumun Çaushesku, i cili u pushkatua nga protestuesit. “Së fundi, dënoj me forcën më të madhe terrorin, dhunën antikushtetuese që komisariatet në shkelje të gjitha ligjeve po ushtrojnë ndaj qytetarëve në qytete dhe kudo për pjesëmarrjen e tyre në protesta paqësore. Pa asnjë shkak, pa asnjë motiv, duke shkelur kode dhe Kushtetutë, marrin deklarata dhe besojnë si të verbër se me instrumentet e frikës do mund të shpëtojnë Vuçiçin shqiptar. Edi Rama, argati i Vuçiçit, apo siç e kanë quajtur, Pashiqi shqipfolës, do të ketë fatin e tij ose të Çausheskut. Duhet të zgjedhë vetë. Protestat nuk ndalen”, tha mes të tjerash Berisha. Më tej Berisha bëri thirrje për protestë kombëtare nga PD të shtunën, në mbështetje të protestave të dhunshme që po zhvillohen prej ditësh në Tiranë. Pavarësisht dështimit të protestës së PD-së të shtunën e kaluar, për Berishën, forca politike që drejton duhet të mbështesë fuqishëm protestat e dhunshme në Tiranë. “Partia Demokratike thërret protestë kombëtare të shtunën në mbështetje të studentëve. Asgjë nuk e ndan më Partinë Demokratike nga këto dy parime: mbështetje e fuqishme, mbrojtje e tyre. Ky është përcaktimi ynë”, shtoi Berisha. Për pjesëmarrjen e kufizuar në komisione të deputetëve të PD-së, Berisha tha se është vendim i Grupit Parlamentar të kësaj force politike, që përfaqësuesit e tyre të paraqiten në komisione vetëm kur të bëjnë “deklarata për të dënuar dhunën e egër ndaj studentëve dhe mbështetjen për revoltën e tyre.” “Ky është një vendim i grupit parlamentar, që përfaqësuesit tanë në komisione të paraqiten ku të bëjnë deklarata për të dënuar dhunën e egër ndaj studentëve dhe mbështetjen për revoltën e tyre. Çdo vendim tjetër do t'ju komunikohet më vonë”, përfi Berisha. Ora 14:07 Tabaku akuza për dhunë policore në komision: Është bërë barbari ndaj të rinjve, Demo të raportojë! Bido: Mos bëni teatër, të maskuarit marrin molotovë nga selia e PD-së! Dhuna gjatë protestave solli debate edhe në Komisionin për të Drejtat e Njeriut dhe Mjetet e Informimit Publik. Kryetarja e komisionit, deputetja demokrate Jorida Tabaku, kërkoi që ministri i Brendshëm, Ervin Demo, dhe drejtori i përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hitaj, të raportojnë për veprimet e policisë gjatë 14 ditëve të fundit. Deputeti socialist Ardit Bido konfirmoi se ministri do të paraqitet për raportim, por akuzoi opozitën se nuk dënon dhunën ndaj policëve dhe institucioneve."Protesta e studentëve na bëri të gjithëve të reflektojmë dhe unë besoja se do të kishte reflektim edhe nga mazhoranca. Një protestë që ishte kundër asaj që ka prodhuar ky parlament, një politikë pa përfaqësim e cila sot fatkeqësisht merr vendime duke ngritur kartonin, pa sjellë asnjë përmirësim në jetën e qytetarëve. Kemi parë dhunën në rrugët e Tiranës. Ju siguroj pa asnjë konotacion politik se është bërë barbari ndaj të rinjve, janë 1000 të rinj të shoqëruar, 250 prej të cilëve janë të mitur. Jam për përdorimin e institucioneve pa diskutim, por duhet t’i japim pak vlerë parlamentit, duhet që patjetër të raportonte ministri i Brendshëm. Si komision na takon që të flasim dhe për situatën me median. 47 gazetarë janë kërcënuar, intimiduar e gjuajtur, në 43 raste ka ndodhur kjo nga policia. Të gjitha këto marrin një përgjigje nga qeveria, paketën e re për tubime" tha Tabaku "Në vullnetin e plotë të grupit parlamentar të PS, ne duam që të raportojë ministri i Brendshëm, vetë ministri do të raportojë. Ajo çfarë ndodh është loja teatrale e opozitës, e cila në seancën e fundit, në pikë të parë kishte raportimin e ministrit dhe në vend që t’i kërkonte llogari për ato që ju gjykoni që janë shkelje të të drejtave të njeriut, ju vendosët që të bëni shkelje të tjera të etikës parlamentare, duke dhunuar kolegë deputetë, duke pamundësuar debatin parlamentar, llogaridhënien e institucioneve, duke i ulur vlerën parlamentit dhe jetës publike e parlamentare në vend. Ne kemi mundësinë që të flasim për çështje thelbësore, të flasim për paketën sociale që na vjen për pak ditë, të flasim për paraburgimin, jo të flasim vetëm kur na intereson, që paraburgimi është i papranueshëm, që ne jemi një dele e zezë e Europës kur vjen puna te kjo çështje. Protestues të maskuar nën petkun e të qenit studentë, të cilët në fakt janë militantë të PD-së, futen në zyrat e PD-së dhe marrin molotovë për t’i hedhur ndaj policisë e pronës publike. Nuk mund të bëni moral në momentin kur ju e shtyni dhe e bëni dhunën, jo vetëm në jetën tonë publike, por dhe atë parlamentare. Nëse nuk denonconi dhe nuk dënoni dot dhunën, mos bëni teatër.” replikoi Bido Share R.Xh/E.H/ReportTv.al edi rama qeveria proteste komisionet parlamentare protestat kunder qeverise PD sali berisha Komento Komente Sondazhi i ditës: Ndëshkim financiar e penal dhunuesve në protesta, jeni dakord me masat? Po 76.1% Jo 21% Nuk e di 3% Vota total: 2160 Sondazhi i ditës: Ndëshkim financiar e penal dhunuesve në protesta, jeni dakord me masat?